Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

25 arsye të zgjedhësh Bullgarinë

БНР Новини
Vasilena Vasileva, Svilen Pankov, Borisllav Vëllov, Veselin Dimitrov dhe drejtuesja e rubrikës “Dita jonë” të programit “Hristo Botev” Iva Dojçinova në studion e BNR-së.
Foto: “Dita jonë”

Shpesh zgjedhja “Bullgaria” për të rinjtë, të cilët kërkojnë zhvillim profesional varret nga mundësitë për konkurrencë dhe realizimi i suksesshëm brenda apo jashtë shtetit. Për ta bërë këtë zgjedhje në favor të vendit tonë, të rinjtë janë inkurajuar nga kompanitë prijëse bullgare dhe ndërkombëtare, të cilat zhvillojnë biznes të suksesshëm tek ne dhe besojnë në potencialin e të rinjve, të cilët morën pjesë në fushatën “25 arsyet e tua për të zgjedhur Bullgarinë”. Në të u përfshinë 1300 studentë bullgarë (nga 127 universitete në 15 shtete) me ese, në të cilën shpjegojnë motivet e tyre të mbeten në atdhe. 25 të rinj fituan mundësinë për stazh në një nga këto kompani me mentor dhe lider biznesi dhe bursë me vlerë 6000 leva (3000 euro).

Një nga qëllimet e fushatës ishte që të përforcojmë besimin e të rinjve për këtë se ka mundësi për zhvillim në Bullgari. Ajo ishte edhe në favor të biznesit, i cili shikon se ka ide dhe kauza të mira, të cilat mund t’i inkurajojnë të rinjtë të mbeten në Bullgari dhe të kërkojnë realizim këtu” – tha Svilen Pankov, menaxher për burimet njerëzore në kompaninë organizatore të konkursit.

Vitet e fundit shumë njerëz të mençur me kualifikim të shkëlqyer zgjodhën rrugën profesionale jashtë Bullgarisë. Nuk ka bashkëpunim mes sektorit të arsimit dhe punëdhënësve dhe kjo është arsyeja për mungesën e kuadrove të përgatitura. Në garën për fitimin e këtyre specialistëve të rinj disa shtete kanë hartuar politikë të posaçme  për tërheqjen e specialistëve dhe të rinjve të motivuar për studim dhe për realizim profesional. A bëhet fjalë vetëm për dëshirën e të rinjve dhe a kanë strategji punëdhënësit bullgarë për tërheqjen e krahut të kualifikuar të punës?

Në bankën, në të cilën punoj ne në të vërtetë kërkojmë dhe i ndihmojnë studentët e talentuar, por a bëjnë kështu firmat e tjera, nuk mund të them”. – tha Veselin Dimitrov, nëpunës në njërën prej kompanive që marrin pjesë në projekt. – “Sipas analizave të fundit papunësia shënon ulje të konsiderueshme, që do të thotë se ka kërkim të madh të nëpunësve. Nga ana e vet mungesa e njerëzve me kualifikim të përshtatshëm pengon rritjen e ekonomisë dhe kur specialistët e domosdoshëm nuk mjaftojnë, tashmë flasim për problem serioz.

Për këtë arsye fushata “25 arsyet e tua për të zgjedhur Bullgarinë” qëllon të ndalojë ikjen e trurit dhe fiton popullaritet të madh:

Para nesh është e ardhmja e Bullgarisë dhe jemi para dilemës – të mbetemi këtu apo të kërkojmë realizim jashtë shtetit. Për këtë arsye duhet të përdorim mundësi të tilla dhe të mos kemi frikë. Një ese mund të jetë një start i mirë në jetë“ – tha Vasilena Vasileva. Ajo është një nga fituesit e fushatës, studion në Universitetin e Sofjes në specialitetin e filologjisë bullgare.

Në të vërtetë Bullgaria është pjesë e tregut të hapur të Bashkimit Evropian, gjë e cila e bën zgjedhjen më të vështirë:

Ka njerëz, të cilët me lehtësi marrin vendim për ikje, të tjerët hezitojnë. Për mua personalisht zgjedhja ishte e vështirë” – tha Borisllav Vëllov, i cili është student në degën e gazetarisë në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” dhe gjithashtu është ndër fituesit e konkursit.

Secili prej këtyre 25 të rinjve ka pasur mundësinë të zgjedhë vendin, ku do të zhvillojhë stazhin e tij. “Zgjodha mes dhjetë kompanive prijëse. Kisha intervista në secilën prej tyre në kuadrin e dy orëve dhe kjo më ndihmoi në kërkimin e kompanisë sime” – tregoi para BNR-së Vasilena Vasileva.

Kjo ishte një eksperiment, një sfidë, një përvojë e dobishme. Në kuadrin e fushatës fituam dije dhe aftësi të reja. Takimet me ekspertët e firmave të ndryshme ishin të dobishme” – shtoi Borisllav Vëllov. – “Arsyeja kryesore për zgjedhjen time ishte lidhja me interesat e mia – këtë që mund ta fitoj dhe ta mësoj gjatë kohës së stazhit. Duhet të jesh kureshtar dhe të mendosh për këtë, të cilën dëshiron ta mësosh nga mentorët e kompanisë. Mund të shikosh mundësitë përreth vetëm në se i kërkon.”

Të frymëzuar nga sukseset e nismës, organizatorët mendojnë për edicionet e ardhshme:

Dua të vazhdojmë sepse edhe studentët edhe biznesi kanë nevojë për këtë iniciativë. Ata mbetën shumë të kënaqur” – nënvizoi Svilen Pankov.

Është fakt se pas përfundimit të shtazëve të tillë, shpesh të rinjtë mbeten të punojnë për kompaninë përkatëse. Natyrisht kjo bëhet në se ata tregojnë interes të mjaftueshëm dhe aftësi të përshtatshme. Nga ana tjetër këtu ka konkurrencë edhe në nivelin e punëdhënësve dhe kushteve të ofruara nga ata. Për vetë të rinjtë është me rëndësi të gjejnë punëdhënës, i cili “krijon” të ardhmen.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD
Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD