Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi bullgar me rezultate të mira deri tani dhe prognoza optimiste deri në fund të vitit

Foto: BGNES

3 644 791 të huaj kanë vizituar Bullgarinë për 6 muajt e parë të vitit 2018. Kështu sivjet për periudhën janar-qershor vihet re një rritje prej 8,9% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit 2017, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave.

Vetëm për muajin qershor 2018 vizitat e turistëve të huaj tek ne shënojnë rritje 4,7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë muajit qershor të vitit 2018 1 208 397 turistë të huaj kanë qenë në vendin tonë.

Rritja e turizmit është e qëndrueshme dhe Bullgaria po afirmohet si një destinacion i preferuar, duke propozuar shërbim cilësor me çmime të arsyeshme. Për ne është shumë e rëndësishme që miqtë tanë të cilët e kanë parë vendin tonë për herë të parë, të kthehen përsëri”, komenton ministrja e turizmit Nikolina Angjellkova.

Më të shumta për gjashtë muajt e parë kanë qenë vizitat e bëra nga turistët nga Rumania – 575 609, që është rritje 21,1% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Më e madhe është rritja e numrit të turistëve nga Polonia – 38,4% dhe nga Izraeli – 27,6%.

Sipas ekspertit nga Instituti për analiza dhe vlerësime në turizëm Rumen Draganov për të gjithë Bullgarinë do të arrihet rritje prej 5,5% në numrin e turistëve. Kurse për periudhën korrik – gusht  vizituesit e huaj tek ne do të tejkalojë 2 milionë.

Përpiloi: Veneta Pavllova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD
Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD