Në faqen e vet në “Facebook” kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev u kërkoi falje “miqve dhe vëllezërve” bullgarë për komentin e vet të bërë në një intervistë televizive, në të cilën e përcaktoi Kryengritjen e Ilindenit si maqedonase. Duke e sqaruar të thënën si një “gabim të pavëmendshëm”, Zaev rikujtoi se, tanimë më shumë se një vit Maqedonia dhe Bullgaria disa herë i festojnë bashkërisht ngjarjet e përbashkëta historike. Deklarata e kryeministrit maqedonas erdhi vetëm një ditë pasi në lidhje me komentin e tij televiziv homologu i tij bullgar Bojko Borisov tha se, “kur të vijë koha Bullgaria do të shprehë qëndrimin e saj për aderimin e Maqedonisë ndaj Bashkimit Evropian, do të kujtohet për këto fjalë dhe do të marrë vendimin e vet”.
Të enjten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Do të jetë me re. Paradite do të ketë reshje shiu kryesisht në Bullgarinë Lindore. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit - një erë e fortë..
Presidenti Rumen Radev nuk tha nëse do të nënshkruajë dekretet për zëvendësimin e dy ministrave - të punëve të jashtme dhe të bujqësisë, siç kërkoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ministri i Bujqësisë u zëvendësua disa ditë pas..
Parlamenti shkarkoi menaxherin e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, Stanimir Mihajllov. Vendimi u mor me 116 vota "pro", 56 nga PP-DB "kundër" dhe asnjë abstenim. Përfundimi i parakohshëm i mandatit të Mihajllovit, i votuar për shkak..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Më të ulëta priten në Bullgarinë Veriperëndimore...
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka propozuar që Kirill Vëtev të lirohet nga posti i ministrit të bujqësisë dhe ushqimit dhe në vend të tij të..
Tatimi progresiv i të ardhurave lejon që burimet e një vendi të ndahen më me sukses me shoqërinë. Taksa e sheshtë prej 10 për qind luajti rolin e..