“Beglika fest” përsëri vjen me mesazh për njeriun në harmoni me vetveten dhe me natyrën

Midis pyjeve shekullore dhe livadheve të gjelbra të malit më mistik bullgar – Rodopet, zhvillohet një festival jo tradicional jashtë qytetit, i cili mbledh nën qiellin e hapur muzikantë, artist, akrobatë, poetë dhe piktorë nga i gjithë vendi. Është i njohur si “Beglika fest” sipas emrit të liqenit artificial piktoresk Goljam Beglik, i cili është një vend shumë tërheqës për adhuruesit e pushimit në natyrë.


Me qenë se vjen edicioni i dhjetë i “Beglika fest”, organizatorët premtojnë që ngjarja të vazhdojë një ditë më shumë, dhe të jetë me një program kaq të ngjeshur që të mund të ketë për çdo një vizitues diçka të dashur. Festivali do të zhvillohet nga data 22 deri më 27 gusht dhe do të kalojë nën moton “Dhjetë hapa nëpër rrugë”.

Снимка

Shumë i ngjeshur është dhe programi muzikor i “Beglika fest 2018”. Ai bashkon si projekte të reja, ashtu dhe projekte bullgare tashmë të njohura mirë në fushën e muzikës etno, pop, rok dhe xhaz, kështu edhe të muzikës "world". Mes emrave më të njohur në afishe janë Kottarashky, Bellosllava ,“Merudija”, Bojana Zheljaskova, Vjara Ivanova, Dimitër Taralezhkov, xhazmenët nga “Metamorfoza” e shumë të tjerë.

Pritet që shumë njerëz të vizitojnë sivjet "Improvisation jam" skenën, për shkak të pjesëmarrjes së muzikantëve shumë të mirë” – thotë Benita Primo, e cila është mes pjesëmarrësve më të vjetër dhe bashkorganizatore e festivalit:

Impro-jam" skena i jep mundësi çdo një njeriu të vizitojë seminare të ndryshme. Violinisti Konstantin Kuçev do të paraqesë projektin e vet “Më krijo". Ai bën improvizime në kohë reale, merr frymëzim nga kontakti i vet me publikun dhe që aty lindin këngët e reja, vjershat dhe vallëzimet nën tingujt e violinës. Në programin tonë tradicional ka sektor të quajtur “Shëndet dhe vetë-njohje”, aty do të ketë një larmi të madhe prej veprimtarive të ndryshme – joga, human design, reiki dhe terapi muzikore. Përmes tyre ne prezantojmë një kulturë universale, e cila pasqyron dashurinë tonë midis nesh dhe dashurinë tonë ndaj Tokës dhe çdo gjëje tjetër, e cila na rrethon.

Снимка

Marrin pjesë dhe grupe të ndryshme bullgare, të cilat mbështeten tek traditat popullore, me qenë se në këtë moment kemi nevojë të kthehemi dhe të drejtohemi drejtë rrënjëve tona dhe të marrim forca që aty. Unë personalisht prej viteve merrem me akrobatikë cirku dhe tani jam organizues i një skene për cirk. Cirku gjithmonë ka qenë një bërthamë të festivalit. Çdo ditë në kuadrin e "Beglika Festit" do të ketë ushtrime të zhonglerëve dhe akrobatikë në ajër. Me ne do të jenë dhe drejtuesit e kukullave nga trupat “Male-male” dhe “Igraçka-Pllaçko”, të cilët do të luajnë teatër në ekran për më të vegjlit. Friki Fi është zhongler me një program personal të vetin me zjarr, kurse një grup akrobatësh nga Sofja do të vallëzojnë në këmbalkë në kostume të lehta dhe të ndritshme zanash  mes fushave.


Shkojmë në natyrë që të mund ta shijojmë atë dhe le ta lëmë të tillë siç ka qenë përpara se ne të shkojmë aty, që të mund ti gëzohemi për një kohë më të gjatë" – thotë Benita Primo dhe rikujton parimet e “Beglika fest”, të cilat përjashtojnë përdorimin e enëve plastike, si dhe kufizimin e ushqimeve me mish, derisa kjo është e mundur. Dhe akoma për ekologjinë dhe edukatën estetike mes natyrës:

Снимка

Përpara viteve, kur është zhvilluar festivali i parë, ai i ishte kushtuar shpëtimit të dy majave vendase nga shkelja e rëndë për shkak të interesave të biznesit. Më pas, ky qëllim qe arritur, rikujton Benita Primo. Një nga qëllimet tona të tjera ishte lidhur me ruajtjen e popullatës së gjelit të egër, i cili është shumë i shpërndarë në Evropë, por tek ne është duke u zhdukur. Në këtë vend pushojnë shumë njerëz me çadra. LIqeni është shumë i qetë dhe i pastër. Çdo një i cili e shikon, shfaq dëshirë të kthehet përsëri aty.

Снимка

Por, ka turistë, të cilët nuk dinë sesi të sillen në natyrë dhe lenë pas vetes plehra të shumta, të cilat kalbëzohen dhe prishin ujin e liqenit dhe të lumit, kurse me këtë ndotje humbasim bimë dhe kafshë. Ftoj secilin që e adhuron liqenin Goljam Beglik të marrë me vete një thes të madh për mbetje dhe kur të përfundojë qëndrimin e vet aty, të mbledhë të gjitha plehrat e bëra dhe t'i marrë me vete. Për shumë bullgarë është e turpshme të marrin me vete plehrat në makinë, por kjo është shumë e rëndësishme, që të mund të mbrojmë natyrën.

Снимка

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: beglika.org

Më shumë nga rubrika

Shkolla bullgare në Lisbonë do të presë Pashkën me vezë të lyera, mish të pjekur në hell dhe kozunak

Të njohësh atdheun tënd përmes fjalëve të para të shqiptuara në mënyrë jo shumë bindëse, kujtimeve të huaja dhe mësimeve dhe pas kësaj me një laps imagjinar ta pikturosh në ngjyra. Shkolla e mijëra fëmijëve bullgarë nëpër botë duket frymëzuese dhe bile..

botuar më 19-04-25 10.25.PD

Vezët jo tradicionale të Pashkës të krijuara nga mjeshtret bullgare

Vezët janë një simbol i festës së ndritshme të Pashkës. Teknologjitë e dikurshme tradicionale të lyerjes së vezëve po rilindin, paraqiten dhe të reja, kurse duart e shkathtë të mjeshtreve bullgare krijojnë në mënyrë të palodhur, duke i kthyer vezët në..

botuar më 19-04-25 9.15.PD

“Të mbeteni të gjallë” – një libër me një mesazh drejtuar të rinjve se lëvizja me makinë është përgjegjësi dhe jo dëfrim

Policia rrugore po disponon një statistikë për të vrarët dhe të plagosurit nëpër rrugët bullgare që nga viti 1951 e këtej. Atëherë janë vrarë 202 veta, kurse 790 kanë qenë të plagosur. Deri në vitin 1990 të dhënat për të vrarët shtohen vazhdimisht dhe..

botuar më 19-04-23 11.40.PD