Paga mesatare në Bullgari arriti 572 euro

Godina e Institutit Kombëtar të Statistikave
Foto: BGNES

Paga mesatare bruto gjatë qershorit është 572 euro - rritja e regjistruar krahas së njëjtës periudhe të vitit të kaluar është 8,2%. Këtë e tregojnë të dhënat e shpallura nga Instituti Kombëtar i Statistikave.

Rritja në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti është 4,5%. Sektorët me rroga më të larta janë sektori i teknologjisë – 1669 euro, financat dhe sigurimi – 983 euro, energjetika – 931 euro.

Duke krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2017 paga mesatare gjatë tremujorit të dytë sivjet në sektorin publik shënon rritje 9,6%, kurse në atë privat shtimi është 7,6%.


Më shumë nga rubrika

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë së Regjistrimit Zornica Daskallova dha dorëheqje

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë së Regjistrimit Zornica Daskallova dha dorëheqje, e cila u pranua nga Ministrja e Drejtësisë Cecka Caçeva. Këtë e bëri të ditur Ministria e Drejtësisë pak pas takimit të Kryeministrit Bojko Borisov me Ministren Caçeva...

botuar më 18-08-17 5.32.MD

12 destinime kulinare dhe të verës e kthejnë Bullgarinë në destinacion tërheqës turistik gjatë tërë vitit

Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova dhe përfaqësues të autoriteteve vendore, të sektorit turistik dhe të atij bujqësor shqyrtuan në një tryezë të rrumbullakët në Burgas një projekt për 12 destinime kulinare dhe të verës. Numri i tyre nuk është..

botuar më 18-08-17 3.44.MD

Filmi bullgar “Aga” mori dekoratën për film më të mirë në festivalin në Sarajevë

Filmi bullgar “Aga” i regjisorit Millko Llazarov fitoi dekoratën për film më të mirë në Festivalin e Filmave në Sarajevë. Juria e festivalit, e kryesuar nga regjisori iranian Asgar Faradi, ia dha çmimin “Zemra e Sarajevës” për film më të mirë,..

botuar më 18-08-17 2.46.MD