Sivjet më se 20 diplomatë në ambasadat dhe përfaqësitë e përhershme bullgare do t’i shtrohen procesit të rotacionit. Me interes dhe shqetësim ndjekim propozimet e ndryshme dhe thashethemet para këtij rotacioni. Disa pohojnë se “makina” për lëshimin e pasaportave zyrtare dhe diplomatike për persona krejtësisht të panjohur për Shoqërinë diplomatike punon fort gjatë muajit të fundit.
Këtë e deklarojnë një letër të hapur drejtuar presidentit Rumen Radev përfaqësuesit e organizatës së diplomatëve. “Dëshirojmë të kujtojmë se sipas Kushtetutës bullgare dhe Ligjit për shërbimet diplomatike, ambasadorët e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë dhe përfaqësuesit e përhershëm në organizatat ndërkombëtare qeveritare emërohen nga presidenti i Republikës së Bullgarisë në përputhje me propozimet e bëra nga Këshilli i Ministrave” – është shkruar në këtë letër. D.m.th. kreu i shtetit është ai, i cili mund të dërgojë ambasadorë dhe përfaqësues të përhershëm dhe respektivisht përgjegjësia është e tij – edhe nga pikëpamja morale, kështu edhe nga ajo politike. Prandaj këto poste duhet t’i zënë diplomatë me përgatitje të përshtatshme profesionale, mendojnë diplomatët bullgarë.
Federata e të punësuarve në sektorin e transportit pranë sindikatës “Podkrepa” insistojnë se nuk duhet të ketë linja të transportit publik gjatë natës në Sofje. Ata i kanë dërguar deklaratë me kërkesat e tyre kryetares së Bashkisë Jordanka..
“Lockheed Martin” po diskuton mundësitë për bashkëpunim me Akademinë Bullgare të Shkencave, informuan nga kompania amerikane, e cila është prodhuesi i avionëve asgjësues F-16, për blerjen e të cilëve Bullgaria po negocion me SHBA-në. “Blerja e..
Ministri i bujqësisë, ushqimeve dhe pyjeve Rumen Porozhanov inauguroi zonën e parë të demonstrimeve për tregti me mallra bujqësore me Kinën në kuadrin e nismës 16+1 me shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Projekti pilot ndodhet në hapësirën e..
Email: albanian@bnr.bg
Telefona: +359 2 9336 650Kontrolli i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme i rreth 40 mijë personave që kanë marrë shtetësi bullgare në..
Festa kombëtare e Bullgarisë (3 marsi) u kremtua mbrëmë në Komisionin Evropian në Bruksel me koncert të fëmijëve bullgarë, të cilët jetojnë në..
Kryeministri Bojko Borisov u takua me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë Veriore Talat Xhaferi, i cili vizitoi Bullgarinë me rastin e..