Sivjet më se 20 diplomatë në ambasadat dhe përfaqësitë e përhershme bullgare do t’i shtrohen procesit të rotacionit. Me interes dhe shqetësim ndjekim propozimet e ndryshme dhe thashethemet para këtij rotacioni. Disa pohojnë se “makina” për lëshimin e pasaportave zyrtare dhe diplomatike për persona krejtësisht të panjohur për Shoqërinë diplomatike punon fort gjatë muajit të fundit.
Këtë e deklarojnë një letër të hapur drejtuar presidentit Rumen Radev përfaqësuesit e organizatës së diplomatëve. “Dëshirojmë të kujtojmë se sipas Kushtetutës bullgare dhe Ligjit për shërbimet diplomatike, ambasadorët e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë dhe përfaqësuesit e përhershëm në organizatat ndërkombëtare qeveritare emërohen nga presidenti i Republikës së Bullgarisë në përputhje me propozimet e bëra nga Këshilli i Ministrave” – është shkruar në këtë letër. D.m.th. kreu i shtetit është ai, i cili mund të dërgojë ambasadorë dhe përfaqësues të përhershëm dhe respektivisht përgjegjësia është e tij – edhe nga pikëpamja morale, kështu edhe nga ajo politike. Prandaj këto poste duhet t’i zënë diplomatë me përgatitje të përshtatshme profesionale, mendojnë diplomatët bullgarë.
Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..
Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në..
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...