Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kristalina Georgieva: Proteksionizmi dhe “qitja me tarifat” krijojnë tension në ekonominë botërore

БНР Новини
Foto: BTA

Tendenca e proteksionizmit mund të godasë seriozisht ekonominë botërore, prognozoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare drejtoresha ekzekutive e Bankës Botërore Kristalina Georgieva. Sipas fjalëve të saj sivjet ka “qitje me tarifa” mes ekonomive prijëse botërore, e cila mund të krijojë tension dhe mund të shkaktojë rënie të të ardhurave globale – 1 trilion e 400 miliardë dollarë më pak për popullsinë e botës.

Kristalina Georgieva shpjegoi se tendenca e proteksionizmit largon vëmendjen nga problemet e vërteta globale: "Problemi i parë, të cilin këtë verë e shikojmë me sytë tanë janë ndryshimet e klimës – sivjet është viti i katërt me radhë me i ngrohtë. Në se nuk përqendrohemi mbi të, këtë për të cilën po flasim, më vonë  do të na duket si lojë fëmijësh. I dyti është barra e borxhit botëror, i cili tani është 164 trilionë dollarë. Problemi i tretë është aktual edhe për ne në Bullgari – ka klimë të mirë ekonomike dhe koniunkturë e mirë, por pak janë shtetet, që në të vërtetë bëjnë reforma. Shumë e rëndësishme është tema për tregtinë botërore. Ajo zhvillohet në bazë të vendimeve politike dhe mund të ketë pasoja negative.”

Banka botërore përqendron vëmendjen mbi shtetet në rrezik në tërë botën. Ato janë Ukraina, Jordania, Tunizia, Gana, Zambia, Uruguai, Brazili, Argjentina, tha Kristalina Georgieva dhe shtoi se zjarri financiar i ndezur në Turqi “nuk është një surprizë e madhe. Bile me rritjen e vogël të normës së interesit problemet e këtyre shteteve bëhen akoma më serioze. Turqia ka borxh të jashtëm 500 mlrd. dollarë. Në kuadrin e këtij viti ajo duhet të rifinancojë 200 mlrd. dollarë, 80% prej të cilëve janë kredi korporatave. A do të mund t’i përballemi krizës ekonomike, varret nga kjo a do të gjejmë një zgjidhje konstruktive gjeopolitike për Turqinë.”

A do ta reflektojë kriza në Turqi mbi ekonominë evropiane?

Duhet thënë se BE-ja dhe sistemi financiar evropian janë më të qëndrueshëm sot, sesa ishin para krizës në Eurozonë. Dhe pavarësisht se bankat evropiane kanë një ekspozim në të vërtetë të madh kundrejt Turqisë – rreth 120-130 miliardë dollarësh, ato janë shumë të vëmendshme. Hapat e Turqisë gjatë disa ditëve të ardhshme do të jenë me rëndësi të madhe – ajo do të japë sinjal për këtë a do të mund ta përballojë situatën dhe ta vendosë atë nën kontroll.”

Kristalina Georgieva paralajmëroi se normat e interesave do të vazhdojnë tendencën e rritjes së ngadaltë.

Problemi është i dukshëm për të gjithët. Në vazhdim të pothuaj 10 viteve normat e interesave ishin të ulëta. Për njerëzit me kredi konsumatori dhe për investitorët që përdorin borxhe, është me rëndësi të mendojnë se si do t’i paguajnë ato në të ardhmen, sepse gjatë viteve të ardhshme normat e interesit do të shtohen në mënyrë konstante.”

Për Bullgarinë aderimi në Eurozonë është një gjë e mirë, komentoi Kristalina Georgieva.

Valuta jonë edhe tani është lidhur drejtpërsëdrejti me euron – kjo na ndihmoi dhumë viteve të fundit, njerëzit filluan të kursejnë, të investojnë. Nga pikëpamja e politikave ne jemi brenda Eurozonës, por jashtë saj nga pikëpamja e kësaj se nuk mund t’i ndikojmë këto politika. Jemi jashtë saj edhe duke folur për mekanizmat mbrojtëse të sistemit financiar. Sot nuk kemi nevojë për mekanizma të tilla, sepse bankat tona janë konservative, politika e Bullgarisë është e qëndrueshme, por nuk dimë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. I kuptoj mirë bullgarët – edhe për mua do të jetë pak e vështirë t’i them lamtumirë levit. Ata, të cilët jetojnë në vend shqetësohen për këtë se çfarë do të bëhet me çmimet, por unë mendoj se s’ka arsye për frikësime, sepse në fakt edhe tani çmimet në Bullgari janë lidhur fortë me euron. Vetëm janë 50%  më të ulëta.”

Sipas Kristalina Georgievës ekonomia botërore po punon me ritme të përshpejtuara dhe në se e përdorim këtë moment dhe në se bëjmë gjërat e sakta mund t’i fillojmë reformat e domosdoshme strukturore. Ajo mendon se për Bullgarinë sektori me prioritet duhet të jetë arsimi. Është kategorike se në se Bullgaria dëshiron të bëhet një shtet i pasur, duhet të investojë në rrugë, infrastrukturën publike dhe atë sociale, por para së gjithësh – në njerëzit e saj .

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD