Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rekorde të përmirësuara të kalimit të itinerarit Kom-Emine

Bozhidar Antonov
Foto: Facebook @KomEmineRunRecord

Bozhidar Antonov nga qyteti Kërxhali shënoi një rekord të ri në kalimin e itinerarit prej 600 kilometrash që nga maja Kom deri në kepin Emine në malin Stara Pllanina. Ekipi i Antonovit vuri në dukje se ai ka qenë shumë përpara që në mes të distancës. Kështu Bozhidar Antonov doli përpara sportistit më të mirë bullgar në vrapimin malor Kirill Nikollov-Dizeli që nga viti 2015, duke e kaluar distancën për 4 ditë, 13 orë dhe 5 minuta. U përmirësua edhe rekordi i kalimit të shpejtë të itinerarit me biçikletë. Illko Iliev e kaloi distancën Kom-Emine për 2 ditë, 22 orë dhe 04 minuta dhe kështu e përmirësoi arritjen e mëparshme të Borisllav Jordanovit me 45 minuta.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov arriti në çerekfinale të turneut të serisë "Masters 1000"

Grigor Dimitrov arriti në çerekfinale të turneut të tenisit të serisë "Masters 1000" në Miami, pasi mundi polakun Hubert Hurkaç në një ndeshje që zgjati 2 orë e 41 minuta - 3:6, 6:3 dhe 7:6 (3). Dimitrov do të luajë për herë të parë në karrierë në..

botuar më 24-03-27 10.41.PD

Gjashtë medalje për atletët bullgarë me Sindromën Down

Gjashtë medalje fituan atletët bullgarë nga gara më e madhe për sportistë me Sindromën Down "TRISOME GAMES 2024" në resortin turk Antalia, njoftoi BTA. Aleksandër Asenov kthehet me dy tituj nga kampionati - në triatlon dhe në kërcim së gjati me një..

botuar më 24-03-26 6.08.MD
Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar do të luajë në 1/8 e finales së turneut në Majami

Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e katërt të turneut të tenisit Masters në Miami (SHBA) me një fond shpërblyes prej 8.9 milionë dollarësh. Tenisti i parë i Bullgarisë arriti një fitore vendimtare ndaj të 56-tit në renditjen botërore, Yannik..

botuar më 24-03-26 9.01.PD