Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Svezhen feston 150 vjetorin e vatrës së vet të kulturës

БНР Новини
Foto: Nikolai Genov

Mjaft dinjitoze është mosha e vatrës së parë të kulturës të themeluar në fshat në Bullgari – 150 vjet. Fshati është Svezhen, i vendosur në malin Sredna Gora, 68 kilometra larg qytetit Plovdiv.

Vendbanimi lind akoma gjatë shekullit të 14, kurse të ardhurit e parë kanë qenë bujarë të cilët kanë ikur nga ish-kryeqyteti Tërnovo, dhe të cilët kanë kërkuar shpëtim nga sulmet turke në këto vise piktoreske. Më vonë në epokën e Rilindjes shumë nga banuesit marrin pjesë në Kryengritjen e Prillit (pikën kulmore të lëvizjes nacional-çlirimtare bullgare), kurse gjatë vitit 1877 fshati është djegur nga hordhitë e Pashait Sjulejman gjatë kohës së kthimit të tyre mbrapa nga fushat e luftës së fundit Ruso-Turke. “Gjaku blu i bujarëve” mbase është shkaku për rritjen e shpejtë ekonomike dhe kulturore të fshatit Axhar /siç është quajtur atëherë/ dhe vendbanimi bëhet qendra prijëse shpirtërore e rajonit. Krahas prodhimit të vajit të trëndafilit, blegtorisë, artizanateve, punimit të zhgunave,  këpucëtarisë, punimit të kaftanëve, njerëzit i ruajnë dhe i zhvillojnë traditat dhe veprimtaritë arsimuese.

Снимка

Rreth shekullit të 16 në kishën “Shën Gjergji” është krijuar një shkollë letrare, trashëgimtare e asaj të kryeqytetit të vjetër Tërnovo. Gjatë vitit 1835 pas dhjetëvjeçarëve të arsimit kishtar, është hapur dhe shkolla e parë laike, e pasuar nga vatra e kulturës gjatë vitit 1868. Më shumë për të kaluarën dhe të tanishmen na tregon zonja Dorte Enkov – daneze, e cila gjatë disa vjetëve të fundit jeton tek ne, dhe e cila i është përkushtuar punës së sekretares së vatrës së kulturës në fshatin Svezhen:

Снимка"Më shumë se 35 vjet jetoj me kulturën bullgare. Kam përfunduar filologji bullgare në universitetin në Kopenhagë. Gjithmonë kam pasur lidhje profesionale me Bullgarinë. Kam qenë redaktore dhe konsulente për Bullgarinë gjatë hartimit të Enciklopedisë Kombëtare Daneze. Kam shkruar artikuj për jetën dhe kulturën e Bullgarisë. Historia e fshatit tonë është shumë e pasur. Krijimi i vatrës së kulturës është i dokumentuar në gazetën “Maqedonia”, numrin 43 nga viti 1869, ku është shkruar: “Vitin e kaluar, me ndihmën e dy-tre të rinjve të shkëlqyer këtu u krijua një vatër kulture. Qëllimi është hapjen e shkollës së vajzave dhe sigurimi i kushteve për punën e saj”. Themeluesit janë-Geno Serafimov  babai i çlirimtarit të malit të Rodopeve - kolonel Vlladimir Serafimov, dhe mësuesit Rusi Nikollov dhe Dimitër Popov.

Снимка

Gjatë asaj kohe si qendër e rajonit, fshati ka qenë shumë i madh – me 5000 banorë, kurse vatra e kulturës ka mbledhur inteligjencën vendase. Njerëzit në Svezhen gjithmonë kanë qenë njerëz të zgjuar. Më Mesjetë në fshat janë shkruar libra kishtarë. Kemi bibliotekë, e cila është krijuar me dhurime. Kjo traditë vazhdon dhe sot. Vetëm gjatë vitit të fundit  kemi marrë mbi 1000 libra. Dhe godina është ndërtuar me dhurime dhe punë vullnetare. Sot vatra e kulturës ka një rol më të ndryshëm. Kemi një kurs, ku njerëzit fitojnë njohuri kompjuterike, duke u përqendruar më shumë mbi punën me Skype dhe Facebook që të mund banuesit më të moshuar të kontaktojnë me fëmijët dhe nipërit nëpër botë. Vitin e kaluar zhvilluam një kurs mbi aftësitë sociale.

Снимка

Jubileun e vatrës së kulturës  e festuam më 27 korrik të këtij viti me një koncert folklorik – morën pjesë 20 grupe prej 10 vatrave të kulturës. Patëm miq nga Belgjika të cilët merren me muzikë popullore  bullgare dhe në vazhdim të një jave të tërë këtu zhvilluan prova. Organizuam një  festë të madhe popullore, qe një atmosferë shumë e gëzueshme.

Снимка

Më 4 gusht hapëm dhe një ekspozitë lidhur me ditët e fundit të heroit kombëtar Haxhi Dimitër /ai ka qenë i plagosur këtu afër dhe barinj vendas janë kujdesur për të në mal/."

Снимка

Dorte Enkov na ftoi dhe në festën tradicionale të fshatit, e cila do të zhvillohet më 18 gusht dhe po kështu është nën shenjën e përvjetorit të fshatit. Tregoi se programi në këtë ditë nuk ka ndryshuar gjatë kohës. Ideja e banuesve dhe e miqve është të dinë se çfarë të presin dhe të ndihen si në “shtëpinë e tyre”. Festa gjithmonë fillon me kurban, të ndjekur me këngë dhe valle në interpretim të grupeve të ndryshme folklorike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD