Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bullgarshtici” – një takim unikal me këngët e vjetra të panjohura bullgare

БНР Новини
Foto: arkiv

Para disa muajsh u botua përmbledhja “Bullgarshtici”, ku janë mbledhur 672 këngë popullore të pabotuara deri tani nga arkivi i Kosta Kolevit. Fizarmonicisti, kompozitori dhe dirigjenti i njohur u nda nga jeta në vitin 2010 në moshën 89 vjeç. Ai na la mijëra orkestrime të veprave folklorike, shumë vepra origjinale të stilit folklorik, muzikë për pjesë koreografike... Disa dekada prej jetës së vet profesionale Kosta Kolev ia përkushtoi Radios Kombëtare Bullgare /BNR/, ku u emërua si deshifrues dhe udhëheqës i një orkestre të vogël gjatë vitit 1949, kurse më vonë u bë udhëheqës i Ansamblit të atëhershëm për Këngë Popullore pranë Radio Sofjes (siç e kishte emrin në atë kohë Radioja Kombëtare Bullgare). Para disa vitesh e shoqja Maria Leshkova mori vendim ta radhitë arkivin e tij.

СнимкаGjeta grupe të mëdha prej materialesh, të cilat ai i kishte mbledhur vetë gjatë tërë jetës së tij, duke filluar që nga viti 1948.Unë isha në dijeni të interesit të tij koleksionues, por gjatë të gjitha këtyre viteve, duke qenë të angazhuar çdo një prej nesh në lëmin e vet profesional, nuk kishim menduar për këtë pasuri të grumbulluar. Bashkëshorti im i grumbullonte këto këngë me qëllim praktik – që t’i përdorë vetë ai, ose të gjithë këngëtarët dhe instrumentistët, të cilët në atë moment punonin në Ansamblin e BNR-së. Më bëri përshtypje se që gjatë incizimit ai ka pasur parasysh se cila këngë për cilin interpretues ka qenë e përshtatshme, duke e njohur stilistikën dhe karakterin e të gjithë interpretuesve. Disa prej këngëve janë nga programet live të radios. Të transmetuara në eter, ato nuk janë regjistruar në shiritin e magnetofonit. I kanë interpretuar Boris Mashallov, Radka Kushleva, Masha Bellmustakova, Rajna Bocova, Katja Taneva – emra të njohur nga e kaluara, për të cilët sot pothuajse nuk ka informacion.

Krahas punës së vet si dirigjent Kosta Kolev ishte angazhuar gjithashtu në komisione të ndryshme, duke u dhënë ndihmë metodike formacioneve muzikore në vend. Ai ishte i pranishëm në të gjitha forumet kushtuar folklorit tonë. Kosta Kolev është një nga iniciatorët e tubimit të parë për garë këndimi në historinë tonë, të zhvilluar në Gramatikovo gjatë vitit 1960. Një pjesë prej këngëve të incizuara atëherë nga ai, janë botuar në fillim të përmbledhjes “Bullgarshtici”. Ai ishte i pranishëm në tubimin e madh në Koprivshtica që nga edicioni i tij i parë, në tubimin “Pirin pee” /“Pirini po këndon”/, ka zhvilluar gjithashtu ekspedita për incizimin e këngëve populloreve në rajonin e Vidinit, Pazarxhikut, të Kotlenit etj. “Ai e ka vizituar tërë Bullgarinë – thotë zonja Leshkova. – Ka udhëtuar me shërbim, i dërguar nga Radioja, ka incizuar këngë i provokuar nga njerëzit e rastit.”


Ai interesohej për shumë gjëra – e vazhdon tregimin e vet zonja Leshkova. – Jo vetëm për folklorin, por për muzikën në përgjithësi, për artin figurativ, letërsinë, për sfera të ndryshme të shkencës. Ishte një njeri me shumë interesa. Por para se gjithash ishte dhënë pas muzikës popullore. Admirohej vazhdimisht nga trashëgimia jonë folklorike dhe madje thonte se popujt e tjerë, që nuk kanë folklor të tillë,  duhet të ndihen pa fat.

Klasifikimi dhe seleksionimi i këngëve të përmbledhjes ka vazhduar disa vjet, ndërsa digjitalizimi i teksteve me nota dhe shkrimi i librit ka vazhduar më shumë se një vit. Çdo një këngë është shoqëruar me sqarime – data, kur Kosta Kolev e ka incizuar, në shumicën e rasteve – emri i njeriut, i cili e ka kënduar. Ka gjithashtu “përkthim” të fjalëve të vjetra dhe dialektike. Në libër ka gjithsej 11 pjesë – “Këngë patriotike”, këngë nga ekspeditat dhe tubimet, nga krahina të ndryshme folklorike. Shembujt e Kotelit, i cili konsiderohet nga maestroja “foleja-nënë e muzikës së Trakisë” janë publikuar në një kapitull të veçantë. Një punë e madhe e grumbulluar në rreth 700 faqe. Kush do ta lexojë këtë përmbledhje? A do të ketë në jetën tonë të përditshme kompjuterike njerëz të mjaftueshëm, të cilët ta vlerësojnë?

Kjo është një pyetje e vështirë. Nuk kam menduar për këtë, duke punuar mbi libër, sepse atëherë më udhëhiqte vetëm respekti im ndaj punës së Kosta Kolevit dhe dëshira që vepra e tij të nxirret në pah. Këngët në të vërtetë kanë një vlerë të madhe – edhe si stilistikë e këndimit të vjetër folklorik, edhe si shprehje poetike. Mendoj se te ne ka njerëz inteligjentë me profesione të ndryshme, si dhe shumë këngëtarë të rinj, për të cilët përmbledhja do të jetë e dobishme. Tashmë ka interes edhe nga bullgarët, të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe udhëheqin grupet folklorike. Do të gëzohem shumë në qoftë se këto këngë gjallërohen përsëri.

Sa për titullin Maria Leshkova na rikujtoi se kjo fjalë është përdorur që nga prof. Ivan Shishmanov (filolog, shkrimtar dhe politikan që nga fillimi i shekullit XX).

Ajo ka një kuptim të thellë dhe na paraqet bullgarët të tillë siç jemi. Mendoj se ky është titulli i saktë i përmbledhjes, ku janë botuar melodi të vjetra të mrekullueshme.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD

Aprillci pret mijëra të ftuar për festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë

Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..

botuar më 24-02-24 8.10.PD