Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fansat bullgarë të Harry Potterit dhe familja më magjike në Bullgari

БНР Новини

Ka pak të ngjarë që të ketë njeri, i cili të mos i ketë lexuar librat për Harry Potterin, të mos i ketë parë filmat, ose të paktën të mos e ketë dëgjuar emrin e tij. Seria e romaneve për magjistarin 11 vjeçar dhe miqtë e tij Ton dhe Hermoine, të cilët mësojnë në shkollën për magji “Hogwarts” dhe luftojnë kundër magjistarit të zi Lord Voldemort, fituan shumë shpejt shumë fansa të moshave të ndryshme nga tërë bota. Që nga viti 2010 edhe adhuruesit bullgarë të librave të Joanne Rowling kanë klub fansash. Ai e ka emrin “Daily Potter”, ndërsa krijuesi i tij quhet Mihaill Kostov.

Mihaill KostovGjithmonë kam ëndërruar për një klub të tillë dhe meqenëse ai mungonte shumë vite në Bullgari, vendosa se më në fund ka ardhur koha për ta krijuar – na tregon Mihaill. – Fillova të takohesha me disa njerëz, me të cilët u njoha në sajtin e parë bullgar kushtuar Harry Poterrit. Në këto takime ne lexonin pjesë prej librit dhe i diskutonim.” 

Dhe kjo vazhdon tashmë 8 vjet. Klubi ka rreth 1500 anëtarë. Përveç në Sofje, ata takohen gjithashtu në Plovdiv dhe Varna.

Ka fansa të moshave të ndryshme, më shumë janë fansat e vegjël, të cilët tani po e lexojnë librin, por ka dhe fansa të rritur, që e diskutojnë më thellë librin – na shpjegon Mihaill Kostov. – Fansat më të vegjël janë në Varna, sepse magjistari kryesor atje është një mësuese dhe ajo i udhëheq takimet e nxënësve të veta.

Снимка

Kushti i vetëm për anëtarësi në klub është që njeriu ta ketë lexuar librin të paktën një herë, që të mund të marrë pjesë në debate. Një prej veprimtarive kryesore janë edhe garat krijuese, ku shpallet një temë lidhur me Harry Potterin dhe pjesëmarrësit kanë lirinë e plotë për të shkruar çfarë do që të duan kushtuar kësaj teme. Fituesi ka detyrën të shpallë temën tjetër.

Pranë klubit ka një blog, ku pjesëmarrësit diskutojnë çështje, teori, skenarë të mundshëm dhe marrëdhëniet mes heronjve, duke shpallur mendimet e veta dhe informacion tjetër interesant.

Снимка

Mirëpo, interes më të madh pa dyshim shkakton gjuajtja vjetore e Horcrux-eve, që zhvillohet në Sofje dhe Varna. Loja është krijuar sipas modelit të librave – lojëra, duke u dhënë pjesëmarrësve zgjedhje dhe mënyra të ndryshme për përballimin e pengesave në kërkimin e pjesëzave prej shpirtit të Voldemortit.

Снимка

Ideja është që të përjetojmë një pjesë prej librit, kur Harry, Ron dhe Hermoine  duhej të gjenin Horcruxet dhe t’i asgjësonin – vë në dukje Mihaill Kostov. – Kjo është një prej ngjarjeve më të vizituara të klubit, sepse zhvillohen në të hapur, nuk ka debate, ka teste dhe kryesisht lojëra. Këtu dituritë për librat e Joanne Rowling janë shumë të rëndësishme dhe pjesëmarrësit duhet të jenë shumë të vëmendshëm, të shkathët dhe të shpejtë.

СнимкаNë saje të dashurisë së tyre ndaj Harry Potterit Mihaill takon dashurinë e jetës së vet – të shoqen Radina.

U njohëm në klub. Ajo e kishte gjetur grupin në Facebook, na kishte ndjekur shumë kohë dhe në një moment kishte vendosur për të ardhur në klub, ku u njohëm. Pak pas kësaj krijuam familjen më magjike në Bullgari” – thotë me buzë në gaz Mihaill.

Sa për ngjarjet e ardhshme të lidhura me Harry Potterin dhe përkatësisht me fansat e tij, si bullgarë ashtu dhe të huaj, së shpejti do të jetë gati pjesa e dytë e filmit “Fantastic Beasts and Where to Find Them” (“Kafshët fantastike dhe ku t’i gjejmë”). Pritet që premiera e tij në Bullgari të jetë më 16 nëntor 2018.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pranvera erdhi dhe bashkë me të edhe brezat e rinj të të pastrehëve

Ai është thjesht një maçok, por fati i tij bëri bujë në rrjetet sociale. Rreth 10 muaj më parë ai u shfaq në Bibliotekën Kombëtare të Plovdivit “Ivan Vazov” në Ditën e Shën Gjergjit dhe e quanin Gogo. Ai fitoi shpejt dashurinë e bibliotekarëve,..

botuar më 24-04-07 10.35.PD

Popullata e bizonëve evropianë në vendin tonë po rimëkëmbet dalëngadalë

17 janë bizonët që janë liruar dhe jetojnë të lirë në Rodopet Lindore. Ata janë të ndarë në dy tufa dhe së fundmi bizoni i parë i lindur në liri ka të voglin e tij. Fondacioni Wilder Rhodope (Rodope më të egra), i cili po punon për një projekt për të..

botuar më 24-04-06 9.10.PD

Europol: Bullgarët janë ndër pjesëmarrësit kryesorë në trafikimin e qenieve njerëzore në BE

Bullgarët, rumunët, serbët dhe ukrainasit janë pjesëmarrësit kryesorë në rrjetet më të rrezikshme kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore në BE për punë dhe shfrytëzim seksual. Kështu thuhet në një raport të Europolit të publikuar sot, 5..

botuar më 24-04-05 3.30.MD