Edicioni i katërt i maratonës së stafetës të Sofjes “Ekiden Maratonë 2018” do të mbahet më 6 shtator për nder të Ditës së Bashkimit të Bullgarisë. Gara është pjesë e iniciativës “Sofja – Kryeqyteti Evropian i Sportit”. Në të përveç atletëve më të fortë të vendit – Mitko Cenov, Ivo Ballabanov dhe Jollo Nikollov, do të përfshihet dhe kampionia bullgare e biatlonit Pavlina Filipova dhe disa prej sportistëve tanë më të mirë në sportet dimërore. Organizatorët kanë marrë kërkesa për pjesëmarrje edhe nga disa skuadra të vendeve fqinje ballkanike dhe nga Japonia. “Ekiden Maratonë 2018” përbën një garë mes skuadrave në distancën klasike prej 42.195 kilometrash. Disiplina ka marrë licencë nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës së Lehtë (IAAF).
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..