Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vepra të paprezantuara deri tashti në ekspozitën “Zogjtë në art dhe mbreti Ferdinand I”

БНР Новини

Në Muzeun Regjional Historik në Sofje u hap ekspozita “Zogjtë në art dhe mbreti Ferdinand I”. Në të për herë të parë prezantohen akuarele origjinale të autorëve, të cilët ilustruan një nga botimet më të çmueshme ornitologjike – “Nauman, Historia Natyrore e Zogjve të Evropës Qendrore” (Naumann, Naturgeschichte der Vogel Mittel-Europas). Theksi vihet mbi kontributin e padiskutueshëm të mbretit Ferdinand për zhvillimin e shkencave natyrore, artit dhe muzeve në Bullgari, si dhe për ornitologjinë bullgare.

Vite me radhë ky koleksion i çmueshëm me afro 400 akuarele dhe ilustrime konsiderohej për të humbur ose për të asgjësuar gjatë luftërave. Në fakt, ai u ruajt në Bullgari.

СнимкаСнимкаDeri tashti ai nuk konsiderohej objekt i artit figurativ – tregon Hristina Grozdanova, kryekujdestare e Fondit të Artit Figurativ pranë Muzeut. – Që nga krijimi ilustrimet e botuara në 12 vëllime gjatë vitit 1905, u ruajtën në muze të ndryshme. Për shkak se shumë herë ndryshoheshin institucionet që kujdeseshin për këtë koleksion, ai nuk ishte as objekt i prezantimit, as i studimit. Aktualisht është pronë e Institutit të Larmisë Biologjike dhe Studimeve të Sistemeve Ekologjike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, i cili e prezanton në ekspozitën e tanishme.

Në ekspozitë mund të shihen edhe vepra të autorëve bullgarë të pikturuara në kohën e akuareleve unike. Bëhet fjalë për tablo mbi të cilat janë të rikrijuara zogj të ndryshëm, për projekte të aplikuara dekorative të piktorëve më të njohur të cilët hodhën themelet e artit figurativ bullgar. Ndër ta janë Ivan Milevi, i cili në ekspozitë prezantohet me një projekt për koperton të librit  “Zogj të pyllit”; Nikollaj Rostovcev, një krijues i njohur bullgar i ikonave, paraqitet me projektin e aplikuar dekorativ të një qukapiku nga viti 1926, ekspozuar bashkë me tablo të qukapikëve të krijuara prej autorëve perëndimorë.

Снимка

Për ilustrimin e piktorit Haralampi Taçev, nga Galeria e Arteve Figurative e Sofjes u sigurua një skulpturë e çmueshme nga Vasill Zidarov.

Снимка

Është interesante, se megjithë dallimet në stilin dhe qëndrimin e autorëve perëndimorë dhe atyre bullgarë – thekson Hristina Grozdanova – shihet lidhja në pikturimin e zogjve nga natyra. Ekspozita prek edhe temën e gjuetisë, e cila në atë kohë ishte lidhur me hulumtimet kërkimor-shkencore dhe me punën e ilustruesve.”

Снимка

Në ekspozitë u përfshin fotografi arkivore të mbretit dhe eksponate të ndryshme, ndër të cilat edhe pjata për gjellë prej kafshëve dhe shpendëve të egra nga fillimi i shekullit, të cilat janë pjesë e pronës mbretërore dhe katër nga 12 vëllimet e lartpërmendura, libra këta të cilët janë me vlerë bibliografike.

Снимка

Gjithashtu prezantojmë njerin prej copave të librit më të shtrenjtë në botë “Zogjtë e Amerikës” nga Xhon Xhejms Odjubon, me përmasa 101x152 centimetra. Në një vitrinë mund të shihen piktura origjinale të Pavell Patevit dhe Nikollaj Boevit, si dhe dorëshkrimi i librit të botuar në vitin 1950 “Zogjtë në Bullgari”.

Снимка

Megjithëqë u botua shumë më vonë, ai është me rëndësi të madhe, sepse ky është botimi i parë me piktura prej autorëve bullgarë” – shpjegon Hristina Grozdanova.

СнимкаNë ekspozitë u përfshi edhe një portret zyrtar i mbretit Ferdinand I, pikturuar me bojëra të vajit nga Nikolla Mihajllovi, një nga portretistët më të njohur bullgarë, autor i portreteve të dhjetëra personaliteteve të njohura historike. Ky portret megjithëqë nuk është i ekspozuar deri tashti ka vlerë të madhe.

Prezantimi i tij në këtë ekspozitë është një moment i rëndësishëm, sepse deri tashti ai nuk është i ekspozuar, gjë që është kureshtare duke marrë parasysh se personi i rikrijuar në të është me një rang të tillë, për më tepër se edhe piktori është i njohur – tregon Hristina Grozdanova. – Ky portret u sigurua për ekspozitën tonë nga një koleksion privat në Gjermani dhe me këtë mund të shpjegohet fakti se nuk është i ekspozuar deri tashti. 

Ekspozita “Zogjtë në artin dhe mbreti Ferdinand I” do të zgjatet deri më 31 tetor.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Desisllava Semkovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilustrimi bashkëkohor është "zemra" e stendës bullgare në Panairin e Librit për Fëmijë në Bolonja

Më 8 prill, fillon Panairi i 61-të Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë në Bolonja .  Eventi më i madh ndërkombëtar i letërsisë për fëmijë këtë vit do të zgjasë deri më 11 prill dhe Bullgaria prezantohet për herë të parë me një stendë të veçantë tematike..

botuar më 24-04-08 7.30.PD

Monumenti i vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi do të jetë një qendër bashkuese ndërkombëtare në qytetin spanjoll Malaga

Më 5 prill, në prag të Fjetjes së Shën Metodi sllavo-bullgar kushtuar vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, do të inaugurohet monumenti i parë bullgar në Mbretërinë e Spanjës. Ai u kushtohet vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi dhe është..

botuar më 24-04-05 4.55.PD

Ku janë librat e mi të fëmijërisë, më thuaj, o sanduku im i pluhurosur*

“Dikur në Bolonja ndërtuan një pallat akulloresh pikërisht në Sheshin e Madh dhe fëmijët vinin nga larg për të ngrënë akullore” – me këto fjalë fillon tregimi “Pallati prej akulloreje” nga libri “Përralla në telefon” të autorit Gianni Rodari, një nga..

botuar më 24-04-02 7.30.PD