Filip Llhamsuren pas pesë muajve në “Përqafimin e Amazonës”

Po të udhëtosh në grup nuk mund të krijosh lidhje me natyrën. Atëherë mund të krijosh lidhje me njerëzit. Prandaj përpiqem të jem i vetëm. Jo sepse desha të tregoj se sa i guximshëm jam, se jam hero – këto janë klishe të krijuara nga njerëzit”. Këtë e tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Filip Llhamsuren. Ai është bullgar me rrënja mongole, i cili arriti të kalojë vetë Amazonën e madhe– me kanoe, me këmbë dhe me biçikletë, duke u kujdesur vetë për ushqimin gjatë tërë udhëtimit. Filip e filloi këtë aventurë, pasi kishte përfituar përvojë të madhe në radhët e Legjionit të Huaj Francez dhe në udhëtimet e tij të vetmuara me temperaturë -45 gradë sipas Celsiusit në Siberinë e Jugut, nëpër territoret e pafundme të Azisë Qendrore, Andeve dhe në ujërat e Amazonës në Amerikën Jugore.

Снимка

Filip Llhamsuren e filloi misionin “Përqafimi i Amazonës” gjatë prillit, duke startuar nga kufiri i Brazilit me Venezuelën në rrjedhën e sipërme të Rio Negros në drejtim të pikës më jugore të itinerarit të vet – kufiri me Bolivinë. Pas kësaj iu drejtua Verilindjes drejt pikës më veriore në plan dhe qëllimit të tij përfundimtar, afër kufirit të Brazilit me Guajanën Franceze  Pas më pak se pesë muajsh dhe 5000 kilometrave të kaluar më 25 gusht Filip Llhamsuren e mbaroi misionin e vet me sukses, duke arritur tek ujërat e Oqeanit Atlantik. E pyetëm se çfarë është ndjenja të përfundosh një mision, që e ke planifikuar shumë kohë me vëmendje të madhe?

Kjo është kënaqësia nga puna e kryer mirë. Më e rëndësishmja është se jam shëndosh e mirë. Njeriu ka qëllime më të ndryshme, por në fund të fundit me rëndësi më të madhe është që të jesh shëndosh e mirë. Nuk kam ndjenjën se kam bërë diçka të pamundshme. Po të arrish diçka pas kësaj mendon se ajo nuk ka qenë kaq e vështirë dhe e pamundshme” – na siguron Filip.

Ai e ndan misionin e vet në pesë etapa. Në atë të parë, në Amazonën Perëndimore, ai u lëshua me një kanoe nëpër Rio Negro. Aventurieri kaloi pak mbi 1000 km në kuadrin e 12 ditëve, duke shënuar njëfarë rekordi.

Снимка

Nuk kam pasur qëllim të vendos rekord, por kushtet më bënë që të lëviz shpejt – na shpjegon aventurieri. Etapa tjetër ishte më e vështira – kalimi përmes xhunglës me këmbë. Ishte fillimi i muajit maj dhe niveli i ujit ishte shumë i lartë. Xhungla ishte përmbytur në vazhdim të disa kilometrave. Duhej të notoja dhe të lëvizja me këmbë. Për shkak të ujit çdo ditë krijoheshin situata të rrezikshme. Etapa e tretë, e cila kaloi relativisht lehtë, ishte kalimi me kanoe i liqenit Balbina në Amazonën e Veriut.

Снимка

Gjatë etapës së katërt, e cila ishte më e gjata, kalova kryesisht me biçikletë përmes së ashtuquajturës Autostrada Transamazoniana – 319 shtigje prej balte në xhungël. Atëherë u ndesha me shumë vështirësi për shkak të njerëzve, trafikut, sepse kisha mundësinë t’i shfrytëzoja pasuritë e natyrës në mënyrën e duhur: të peshkoj, të gjej ujë të pastër, sepse qytetërimi ndot burimet natyrore. Etapa e fundit ishte kalimi me këmbë dhe me një varkë me ajër i Amazonës deri në Oqeanin Atlantik. 50 për qind prej kësaj ekspedite ishte në botën e egër. Pjesa tjetër ishte në një qytetërim primar. Amazona tashmë është shumë shpyllëzuar. Për fat të keq ka shumë punime ndërtimore” – na tregon Filip.

Снимка

Jeta e aventurierit në Amazonë mbyllet në kuadrin e lindjes dhe perëndimit të diellit. Ai jeton “këtu dhe tani”. “Ti nuk e di se si do mbarojë çdo ditë dhe kjo është shumë e vlefshme. Jeton për momentin e tanishëm dhe je mirënjohës për çdo një orë. Je mirënjohës kur të arrish deri në një vend, ku mund të ndërtosh shtëpinë tënde të improvizuar. Kjo është më e bukura në ekspeditat në pyll – se me gjërat më të thjeshta mund të ndërtosh katedrale. Nuk ke nevojë për shumë gjëra, që të bëhesh i lumtur – nevojiten ujë, ushqim dhe pak pushim, që të çlodhesh dhe të vazhdosh përpara. Duket shumë thjeshtë! Mirëpo, sa prej nesh do të kënaqen me këtë, që të shijojnë bukurinë primare të botës?

Снимка

Në fakt shumica e jetës së Filip Llhamsurenit deri tani ka kaluar në kërkimin e rrugëve të harruara. “Rrugët e harruara – nga Rodopet deri në Pamir” – kështu quhet një prej librave të shkruar nga aventurieri. E pyetëm pse flet për rrugët e harruara? Zakonisht njerëzit kërkojnë rrugë të reja.

Sepse urtësia ka ekzistuar edhe më parë, jo vetëm sot. Nuk ka kuptim vetëm në të ardhmen. Gjërat përsëriten në botën tonë. Njeriu gjithmonë po kërkon. Që të gjesh, mjafton të kthehesh prapa” – iu përgjigj Filip. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Rumen Koinov

Më shumë nga rubrika

Снимка: EPA / BGNES

Ngjarjet me adresë ballkanike

Pendarovski: Komisioni për debatet historike me Bullgarinë është në rrugë qorre Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski deklaroi se Komisioni i përzier për çështjet historike me Bullgarinë është në rrugë qorre. Me deklaratën e vet se Goce..

botuar më 19-07-22 2.01.MD

Bullgarë shpikën dhe patentuan teknologji për nxjerrjen e gazit të braunit nga uji detar

“Nga uji prapë në ujë me energji të pastër, e cila mund të pastrojë ujin, ajrin, ushqimin, tërë botën.” Me këto fjalë zbuluesi i gazit të braunit – bullgari Ilija Vëllkov, formuloi shpikjen e tij, të frymëzuar nga një pasazh i Biblës. Ai është i..

botuar më 19-07-22 12.21.MD

Ndërhyrja e hakerëve në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurve prapë ngjall shqetësim për sigurinë kibernetike të Bullgarisë

Më 15 korrik nga një sajt me bazë jashtë shtetit mediat dhe institucionet shtetërore në Bullgari mësuan, se ndonjëri kishte hyrë në bazën e të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve pa kuptuar asnjëri. Një burrë anonim, i cili u prezantua si rus, tha..

botuar më 19-07-17 3.25.MD