Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “Arti është” bashkon yje botërore rreth problemeve të fëmijëve dhe të të rriturve në qytetin Montana

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Luftimi i trafikut të njerëzve, problemet e njerëzve me çrregullime dhe dhuna ndër fëmijët dhe adoleshentët janë probleme, të cilat për fat të keq angazhojnë gjithnjë e më shumë shoqërinë. Prania e një informacioni të tillë në çdo emision të lajmeve shkakton pyetje, të cilat kërkojnë përgjigje urgjente. Këto janë pyetje, të cilave duhet t’u përgjigjemi vetë ne, sepse pikërisht nga ne varet zgjidhja e të paktën një prej problemeve – dhuna ndër fëmijët. Çfarë i provokon fëmijët që të jenë agresivë? A është kjo dëshira që të pëlqehen nga bashkënxënësit dhe miqtë e tyre, ose reaksioni i vetëmbrojtjes, që të mbijetojnë jashtë zonës së tyre të komfortit? Debati mbi këtë temë është shumë i rëndësishëm, por shpeshherë ai mbetet vetëm mes të rriturve, pa u dëgjuar mendimi i fëmijëve. E gjithë kjo mund të ndryshojë, madje mund të themi se ndryshimi tashmë është fakt në qytetin Montana, ku ka lindur bashkëbiseduesja jonë Nelian Nikollova.

Krahas takimeve më fëmijë të ndryshëm nga qyteti, qëllimi i të cilëve është që nëpërmjet fuqisë së artit të rrëzohen të gjitha barrierat  mes tyre, ajo organizon gjithashtu një festival muzikor njëditor, në të cilin marrin pjesë si yje bullgare, ashtu dhe këngëtarë me famë botërore të stileve rok, pop dhe xhaz. Pas koncerteve të tyre ata gjithmonë vizitojnë Qendrën Ditore për Fëmijë dhe të Rritur me Çrregullime në Montana dhe kalojnë me ta disa orë të paharrueshme, plot këngë dhe histori interesante, të treguar nga muzikantët. Si e zgjodhët emrin e festivalit, ja përgjigja e Nelian Nikollovës:

СнимкаUnë jam shumë artistike dhe desha të merrem me veprimtari origjinale, plot kuptim dhe shpirt. Prandaj, kur vendosa ta organizoj festivalin, u ndesha me vështirësi me zgjedhjen e emrit. Një ditë u ula dhe shkrova në një letër: “Arti është”. Pas kësaj fillova të mendoja se çfarë është arti. Besoja se fjala që do ta sajoja, do të ishte emri i festivalit. Në një moment më erdhi ndër mend se nuk ka nevojë që t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por është më mirë të provokoj njeriun pranë meje të mendojë vetë ai se çfarë përbën arti, në rast se arti është i pranishëm në ndonjë mënyrë në jetën e tij.

Nelian nuk do të harrojë kurrë edicionin e parë të festivalit gjatë vitit 2011, kur njerëzit, të cilët e përkrahën seriozisht në realizimin e kësaj ëndrre të çmendur – t’i bëjë njerëzit në Montana për të besuar se në qytet ende ka shpresë për zhvillim dhe për një jetë më të mirë. Atëherë u mbajt një spektakël me titull “Një natë në një kabare të ndryshme”, me pjesëmarrjen e Orlin Pavllovit, Desi Dobrevës, këngëtarëve operistikë nga Konservatori, si dhe të grupeve rok me një orkestër të madhe simfonike. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e e kitaristit të grupit BTR Sllavço Nikollov dhe të bashkëshortes së tij, të cilët e ndihmuan vajzën 20 vjeçare në atë kohë për ta formuar idenë e saj, të cilën më vonë ajo e mbrojti para bashkisë. Kjo ndodhi rreth dy vjet pas takimit të tyre të parë në një konkurs në Montana, ku Nelian fitoi çmimin e grupit.

Shtatë vjet më vonë, pas pjesëmarrjes së yjeve botërore si ish-vokali i Deep Purple Joe Lynn Turner dhe vokali i Axl Rudi Pell Johnny Gioeli, më 7 shtator në sheshin në Montana merr pjesë frontmeni i tanishëm i rok-grupit Rainbow Ronnie Romero. Pikërisht atje ai do të mbajë koncertin e tij të vetëm në këtë pjesë të Evropës deri në fund të këtij viti. Emocioni dhe humori i mirë janë garantuar, por megjithëse është falas, koncerti është me një kauzë të madhe – ta ndihmojë të paktën një fëmijë në qytet, që të ndihet ai më special, edhe pse për një çast, pavarësisht nga gjendja e tij sociale, problemet, ose e kaluara e tij.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD