Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Iliev – nga jeta me shpejtësi deri te mësimdhënia

БНР Новини

Dimitër Ilievi e konsideron veten si një njeri të lumtur, sepse ka arritur të realizojë ëndrrën fëmijërore – të bëhet pilot i automobilave. I besnik parimit: “Gjithnjë është më mirë të ndalosh kur je në krye, jo kur fillon të humbësh”, në vitin 2013 kampioni i tetëfishtë i Bullgarisë i garave automobilistike i dha fund karrierës 20 vjeçare sportive dhe mori përsipër detyrën jo të lehtë të pedagogut. Mirëpo, jo vetëm t’u transmetojë dituritë dhe aftësitë e veta studentëve të Akademisë Kombëtare Sportive, por të edukojë te të rinjtë cilësi, të cilat i konsideron të rëndësishme jo vetëm në rrugë, por edhe në jetë.

Unë vetë përpiqem të jem një shofer shembullor, përderisa është e mundshme – shpjegon Dimitër Ilievi. – Sporti automobilistik si të gjitha të tjerët kërkon sakrificat e tij – shumë punë, vetëmohim, privime. Mirëpo, gjithnjë kam bërë atë që më ka sjellë më shumë kënaqësi. Mendoj, se kjo është me rëndësi të madhe. Edhe këshillat e mia ndaj të rinjve janë në këtë drejtim – të kërkojnë një punë të tillë e cila u pëlqen atyre. 

Снимка

Dimitër Ilievi është i bindur, se rreziqet më të mëdha në rrugë, nuk janë vetëm shtresat dhe pjesët e pasiguruara, dhe të metat e Ligjit të Trafikut Rrugor. Rol kryesor në aksidentet rrugore luan faktori njerëzor.

Për këtë flitet pak. Por pse? Ne, njerëzit bëjmë gabime – thekson Dimitër Ilievi. – Mjedisi, në të cilin i ngasim makinat bëhet gjithnjë më armiqësor, kriteret e kurseve për trajnimin e shoferëve bëhen gjithnjë e më të ulëta. Nxjerrim mësime nga fatkeqësitë në rrugë pas ndonjë aksidenti. Prandaj do të jetë më mirë të punohet në mënyrë preventive, dhe njerëzit të dinë, se kjo është një punë e përgjegjshme.

Dhe jo vetëm kjo. Dimitër Ilievi thekson një tendencë shqetësuese, e cila u kthye në epidemi jo vetëm në Bullgari, por edhe në mbarë botën dhe lufta me të do të fillojë mezi tani:

Снимка

Aktualisht problem numër 1 në botë me sigurinë rrugore janë celularët – është kategorik bashkëbiseduesi. – Secili e drejton veturën me mendimin, se mund të ngasë makinën dhe të flasë, të lexojë ose të shkruajë. Mirëpo, herët ose vonë situata ndryshohet dhe përderisa shikimi është i ngulur në celular, reagimet mungojnë dhe njeriu padashje mund të bëjë aksident. Vetë momenti, në të cilin shpërqendrohemi është tepër shqetësues, sepse ngandonjëherë njerëzit e pafajshëm paguajnë për gabimet e keqbërësve.

Gjëja tjetër e rëndësishme, e cila u mungon shoferëve bullgarë është kultura e ngasjes së makinave.

Për të folur për kulturë të ngasjes së makinës, në radhë të parë duhet të flasim për kulturën në përgjithësi, sepse ajo dhe mentaliteti kanë lidhje të drejtpërdrejtë me mënyrën e ngasjes së automobilit – thekson Dimitër Ilievi. – Mendoj, se vjen një brez shoferësh, i cili do të jetë me kulturë më të ulët, sepse ata fëmijë rritën në një kohë mosndëshkimi, dhe ata nuk e kanë zakonin të respektojnë rregullat dhe ligjet. Pas tyre do të vijë një brez tjetër me kulturë dhe me edukim më të lartë, sepse ata fëmijë rriten në një mjedis evropian me më shumë rregulla dhe mendoj që atëherë gjërat do të rregullohen.

Снимка

Atë, që mund të përmirësojë situatën, është zhvillimi i virtyteve dhe aftësive te shoferët. Pikërisht këtë mësojnë shoferët e ardhshëm në Akademinë e Ngasjes së Sigurt (Safety Driving Academy), krijuar nga Dimitër Ilievi në vitin 2008. Motoja e kësaj akademie është “Siguria mund të përfitohet!”.

Ideja për krijimin e kësaj akademie është të përgatitim njerëzit të cilët tashmë kanë patenta, kështu që ata të përvetësojnë aftësi më të mira prej shoferi, të arrijnë të përballojnë situata kritike, të zhvillojnë disa instinkte, të mësojnë se si të reagojnë në situata kritike, që hasen shpesh. Kjo për shkak, se në 99 për qind prej rasteve të incidenteve rrugore është faktori njerëzor.”

Снимка

Dhe në fund, por me rëndësi është të dëgjojmë se çfarë duhet të dijë secili që qëndron në timon:

Se ai mban përgjegjësi, se terroristët shfrytëzojnë veturat si armë. Dhe se në se shfrytëzon celularin përderisa drejton veturën, mund të bëhet terrorist pa dashje dhe pas kësaj do të jetë i detyruar të jetojë me këtë. Të përsoset sepse patenta nuk do të thotë, se mund të ngasë veturën. Të mos mendojë se është shofer i mirë, sepse vetëbesimi i madh nuk është një këshilltar i mirë. Nuk duhet të harrojmë, se nuk jemi të përsosur. Secili  bën gabime, duhet të përpiqemi që gabimet tona të jenë minimale.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal dhe BGNES





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD