Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i Qëndismës në Bellosllav rilind magjinë e qëndisjes bullgare

БНР Новини

Që nga koha më e lashtë qëndismat të cilat i zbukurojnë veshjet popullore bullgare fshehin një përmbajtje të veçantë. Përveç zbukurimit, i cili përmban informacion për statusin social dhe përkatësinë ndaj një regjioni, në qëndismat janë të koduara dhe mesazhe të fshehta. Nuk është e rastit, se ato janë një element kufizues rreth pjesëve të paveshura të trupit. Një element i rëndësishëm në simbolikën e tyre janë ngjyrat. Mbi pëlhurën e bardhë, e cila mishëron pastërtinë, përjetshmërinë dhe dritën hyjnore, dallohet ngjyra e kuqe. Ajo simbolizon fillimin dhe vazhdimin e jetës, gjakun e nënës, i cili mbron nga sy të liga. Ngjyra e gjelbër mishëron pemën e jetës dhe rilindjen e natyrës, ndërsa ngjyra e florinjtë – si dielli dhe zjarri mban në vet veten mirëqenien dhe dritën.

Pikërisht me qëndismat stërgjyshet tona mbroheshin njerëzit e dashur nga fatkeqësi dhe bekonin fisin për shëndet, bereqet dhe begati. Për këtë ato njiheshin në detaje rëndësinë e figurave të stilizuara të gërshetuara në kombinime të caktuara nga forma gjeometrike. Plot dashuri ndaj shtëpisë dhe botës përreth, figurat e qëndisura transmetoheshin brez pas brezi. Me ndryshimin e stilit të veshjes forca e mesazheve të mishëruara në qëndismat filloi të humbet gjatë viteve. Deri në ditët tona arritën vetëm format e ojnave me figurat e stilizuara gjeometrike karakteristike për veshjet popullore të krahinave të ndryshme të Bullgarisë. Qoftë për shkak të rritjes së interesit të të rinjve ndaj traditave, qoftë në sajë të studiuesve të traditave të ruajtura në qëndisjen, qëndismat prapë gjejnë vend në jetën tonë dhe në krijimtarinë e sotme. Në sajë të shfaqjeve të llojllojshme folklorike dhe ngjarjeve tematike, ato zbulojnë mesazhet e tyre të lashta para publikut të gjerë.

Снимка

Për ata të cilët dëshirojnë të zbulojnë magjinë dhe historinë e tyre – në qytetin Bellosllav për herën e dytë organizohet Festivali i Qëndismave.

Festivali ekziston që nga viti i kaluar, por organizimi i tij ka një historik më të hershëm – tregon Sllavjan Stojanov njeri nga organizatorët. – Ai ka të bëjë me punën tonë. Unë merrem me etnografi dhe arkeologji – që këtu lindi interesi im ndaj qëndismave. Shumë prej motiveve të rikrijuara mbi to shihen edhe në sendet që zbulohen gjatë gërmimeve arkeologjike. Ata janë të ruajtur në mënyrë të pabesueshme deri në ditët tona. Bashkëshortja ime, e cila një ditë nisi të rivendosë një këmishë të vjetër të gjyshit me qëndisje u bë nismëtare e idesë për krijimin e festivalit. Një ditë erdhi edhe momenti, në të cilin arritëm ta realizojmë.

Pjesëmarrësit e forumit janë njerëz, të cilët merren me ruajtjen e qëndismave autentike dhe me rinovimin e petkave popullore. Ka edhe krijues, të cilët punojnë artikuj modernë me motive autentike nga qëndismat. “Me rëndësi është që të gjithë të respektojnë kërkesën kryesore për pjesëmarrje, sepse synojmë të ruajmë traditën autentike. Dëshirojmë, që njerëzit të cilat rikrijojnë motivet të dinë nga ku i kanë marrë dhe t’u transmetojnë informacionin blerësve” – thekson Sllavjan Stojanov.

Снимка

Ndër lektorët e festivalit janë gazetarja Bojka Asiova dhe kritikja e artit Julija Boeva, studiuesja Iren Jançeva, të cilat do të prezantojnë hulumtimet e tyre të lidhura me historinë e qëndismave. Në programin e festivalit parashikohen edhe disa ekspozita. Ndër to është koleksioni i Radosllav Radkovit dhe Illonka Stankovas, të cilët dëshirojnë të ruajnë petkat autentike popullore dhe koleksionojnë modele të ruajtura nga krahina të ndryshme të Bullgarisë. Fondacioni “Bëllgarin” prezanton një ekspozitë me tablo të piktorëve bullgarë me tematikë folklorike. Mjetet nga veprat e shitura do të jenë për ndihmë të Muzeut Etnografik dhe të shkollave. Një ekspozitë të përbashkët prezanton Muzeu Historik Provadija me temë “Hyjnia Nënë – subjekt kryesor në punimin e qëndisjeve”.

Për humorin e mirë të pjesëmarrësve dhe miqve të festivalit kujdesen grupe të ndryshme të valltarëve, të ekzekutuesve dhe të interpretuesve të muzikës popullore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: festnashevicata.blogspot.com dhe arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD