Skuadra Kombëtare Bullgare e futbollit mundi Norvegjinë në stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” në takim nga turneu Lidhja e Kombeve. Djemtë e Petër Hubçevit arritën një fitore minimale me 1:0. Golin e vetëm e realizoi Radosllav Vasilev me goditje me kokë në minutën e 58, pak pasi hyri në lojë. Ky qe suksesi i dytë i radhës për “luanët” të cilët fituan ndeshjen gjatë vizitës së tyre në Slloveni tre ditë më herët me 2:1.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..