Bullgaria është mikpritëse e edicionit të 36 të Kampionatit Botëror të Gjimnastikës Ritmike

Foto: fbgr.org

Mbi 350 gjimnaste nga 61 shtete konkurrojnë në edicionin e 36 të Kampionatit Botëror të Gjimnastikës Ritmike, i cili zhvillohet në Sofje nga sot deri më 16 shtator. Kjo është hera e tretë në historinë e gjimnastikës ritmike, kur Bullgaria bëhet mikpritës i kampionatit të planetit, por për herë të parë kjo ndodh në kryeqytetin e Sofjes. Në vitet 1969 dhe 1987 garat u zhvilluan në qytetin Varna pranë Detit të Zi. Gara përbën kualifikimin e parë për Lojërat Olimpike në vitin 2020 në Tokio. Sipas rregullave tri ansamblet e para në shumëgarësh marrin kuota për Olimpiadën pas 2 vitesh.

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov u eliminua në Melburn

Grigor Dimitrov u eliminua nga Turneu i Hapur i Australisë në tenis pas një humbjeje në katër sete /7-5,7-6(8), 6-7(1), 7-5/ nga amerikani Frances Tiafoe në takimin e parë   nga tetë finalet tek meshkujt. Në këtë mënyrë bullgari doli nga skema e..

botuar më 19-01-21 10.48.PD

FIFA shënoi jubileun e 25-vjeçar të vendit të katërt të Bullgarisë në Mondialin në SHBA

Një transmetim televiziv i FIFA-s për futbollin botëror i kushtoi episodin e tij të fundit suksesit të madh të Bullgarisë në Mondial – vendit të katërt, të arritur në SHBA para çerek shekulli. Për nder të jubileut, ekipi televiziv i..

botuar më 19-01-20 10.50.PD

Mirela Demireva është Atletja e Bullgarisë për vitin 2018

Ministri i Rinisë dhe Sporteve Krasen Kralev dekoroi atleten numër 1 të Bullgarisë për vitin 2018 – Mirela Demireva. Sportistja jonë më e mirë në kërcimin së larti fitoi për herë të dytë anketimin tradicional të Federatës Bullgare të Atletikës së Lehtë..

botuar më 19-01-18 3.12.MD