Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarja besarabe Viktoria Vojtoviç: Misioni ynë është që të ruajmë gjuhën dhe traditat tona

БНР Новини
Foto: uspelite.bg

Ata e quajnë Bullgarinë “mëmëdheu” dhe përfshijnë në një fjalë të vetme atdhedashësinë, të cilën e trashëgojnë me lindjen e vet. Dhe me qenë se patriotizmi i tyre buron nga zemra, në ngjashmëri të dashurisë ai nuk shprehet me zë të lartë dhe nuk bie në sy.

Viktoria Vojtoviç e bëri për të qarë jurinë e shfaqjes për këngë “Zëri i Bullgarisë” me interpretimin e këngës “Oh ku është i dashuri im”. Viktoria vjen nga Taraklia - një vend, ku banojnë bullgarët-refugjatë në Moldavi. Ajo flet gjuhën e paraardhësve të vet dhe njësoj si ata mbron denjësisht kujtimin për çdo gjë bullgare, të sjellë pas migrimit të tyre gjatë kohës së Luftës Ruso-Turke /1768-1774/.

E pëlqej shumë folklorin bullgar dhe zbulova në vetvete një dëshirë shumë të madhe ta interpretoj, aq më tepër se nëna ime po kështu këndon shumë mirë këngë popullore - thotë ajo. Unë ndiej një dashuri të madhe ndaj tyre, sepse ato sjellin një kuptim të thellë, të lidhur me patriotizmin, por dhe përmbajnë informacion për historinë e popullit bullgar. Këngët popullore më kujtojnë se stërgjyshërit e mi po kështu janë nga Bullgaria.

Vajza nga Besarabia ka përfunduar histori, për një periudhë të shkurtër ka mësuar në Bullgari, por ka zgjedhur që të kthehet në Tarakli, që të mund të punojë me të rinj për t'i mësuar të duan vendin e tyre të lindjes, kulturën dhe traditat. Dhe po kështu - që të mund të organizojë ngjarje kulturore si konkursin e këngëve “Re i kthjellët, i bardhë” dhe festivalin, në të cilin fëmijët nga vendet përreth vijnë në veshje popullore dhe rikrijojnë traditat dhe zakonet bullgare përmes këngëve dhe valleve.

Këtu që të gjithë flasin gjuhën bullgare, pavarësisht dhe me njëfarë dialekti - thotë akoma Viktoria. Taraklia si një qendër e kulturës bullgare në Moldavi e ruan bullgaren përmes krijimit të traditave dhe të aktiviteteve me fëmijë, përmes shkollave bullgare dhe universitetit. Përveç kësaj ne festojmë që të gjitha festat të cilat janë transmetuar nga gjyshet dhe gjyshërit tanë - Krishtlindja, Pashka, 3 marsi, kurse në ditën e Shën Llazarit mund të shikojmë llazare /vajza të vogla të veshura me veshje popullore bullgare/ të cilët këndojnë këngë karakteristike popullore. Gëzohem se e shikoj të gjithë këtë, sepse në botën e sotme të globalizuar kultura pak nga pak harrohet dhe të rinjtë interesohen prej gjërave krejtësisht të tjera. Prandaj është me rëndësi që të ruajmë tonën-dhe kur në ndonjë festë veshim veshje popullore, të kujtohemi për historinë.

Si jetojnë bullgarët në Moldavi, të cilët janë pothuajse 65 mijë veta, përtej vetëdijes dhe kujtesës kombëtare?

Jetojnë si kudo - fëmijët shkojnë në shkollë, kurse të rinjtë nisen për jashtë shtetit, sepse nuk ka punë - tregon Viktoria. Për ndryshe interesohemi prej çdo gjëje e cila na bën të lumtur – kultura, sporti, udhëtimet. Qyteti ynë është i vogël me rreth 15 mijë banues dhe shumë njerëz jetojnë në fshat, ku kanë kopshte dhe vet prodhojnë gjërat që u nevojiten. Mendoj se duhet  të punojmë më shumë për edukimin në frymën bullgare dhe vetëdijen bullgare të njerëzve në Moldavi. Kuptohet se me këtë merret shkolla dhe prindërit, por për shkak të migracionit shumë fëmijë mbeten tek gjyshet dhe gjyshërit, dhe kjo po kështu është një problem i madh. Unë vet punova pak në Bullgari dhe u ktheva, sepse e shikoj se mundem të krijoj diçka të dobishme këtu. Dua që të ketë më shumë moshatarë të mi këtu në Moldavi, që të mund të zhvillohemi, por nuk kemi fabrika, nuk kemi infrastrukturë, të cilat t'i japin mundësi një njeriu të ri të kthehet. Prandaj bullgarët besarabë janë kudo - edhe në Evropë, edhe në Rusi, edhe në Amerikë. Njerëzit thjesht ikin nga Moldavia.

Viktoria jo për herë të parë dëgjon fjalët se bashkësitë bullgare jashtë kufirit ndihen më shumë bullgarë, sesa bashkatdhetarët e tyre në kufijtë e vendit. Por ajo ka dhe shpjegimin e vet, bullgarët në Moldavi jetojnë në qytete dhe fshatra të vogla dhe ndihen si një e tërë, të lidhur me misionin të kujtojnë se përse paraardhësit e tyre kanë ardhur këtu përpara 200 vjetëve. Më pëlqen edhe dielli, edhe qielli, edhe pyjet dhe deti – çdo gjë është e bukur në Bullgari dhe gëzohem shumë për njerëzit, të cilët i shikojnë çdo ditë këto bukuri, thotë në fund Viktoria dhe shpreson se ndonjë ditë, në qoftë se ndien se ka se çfarë t'i japë mëmëdheut të vet, ai, nga ana e vet do të hapë krahët e veta për akoma një bullgare tjetër.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD
Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD