Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kampioni botëror i Jiu jitsu brazilian Nikollaj Nikollov për sportin dhe shijen e fitores

БНР Новини

Në fund të gushtit në Las Vegas të SHBA-së Nikollaj Nikollov fitoi titullin e parë për Bullgarinë në Jiu jitsu brazilian të Federatës Ndërkombëtare Braziliane të Jiu jitsu  /International Brazilian Jiu Jutsu Federation - IBJJF/.

Jam shumë i kënaqur për garën. Në të vërtetë ky është një sukses i madh personal për mua, për tërë Bullgarinë dhe njerëzit, të cilët interesohen për sportet luftarake. Konkurrenca ishte shumë e fuqishme. Në kategorinë time – deri në 94 kg, kishte 25 sportistë nga mbarë bota. Në këtë kategori ndeshjet janë dinamike dhe shumë interesante. Pjesëmarrësit janë shumë të fortë dhe e ruajnë shpejtësinë e tyre, derisa në kategorinë tjetër – deri në 100 kg, nuk vëzhgohet shpejtësi e tillë – vuri në dukje pasi u kthye nga SHBA-ja Nikollaj Nikollov, i cili u zhvillua si sportistiJiu jitsu brazilian, ose BJJ, në shkollën e kryeqytetit “Zenit” – filiali bullgar i shkollës braziliane.

Në qoftë se para disa vitesh ky sport ishte ekzotik në Bullgari, sot ai fiton gjithnjë e më shumë fansa:

Gjatë dhjetë viteve të fundit vëzhgohet një interes i madh ndaj këtij sporti për shkak të popullaritetit të MMA. BJJ është në thelbin e MMA” – thotë Nikollaj – Pasi beteja kalon në tokë, kjo quhet Jiu jitsu. Prandaj shumë MMA sportistë e konsiderojnë BJJ si një pjesë shumë të rëndësishme prej përgatitjes së tyre. Mirëpo, MMA është një sport brutal me shumë goditje. Në BJJ nuk ka shumë goditje, është një sport “më i pastruar” dhe mund të praktikohet nga të gjithë.

Nikollaj Nikollov e ka filluar karrierën e vet sportive me atletikë të lehtë. Ka kaluar përmes mundjes së stilit romak, ku u bë kampion republikan. Më vonë ai filloi të merret me sumo, ku gjatë vitit 2018 fitoi titullin e tretë evropian. Duke e arritur këtë majë ai vendosi t’i vërë fund karrierës së tij sportive në sumo dhe t’i përkushtohet krejtësisht punës si trajner i skuadrës kombëtare. Krahas sumos para 5-6 vitesh ai filloi të merret me Jiu jitsu brazilian. Para titullit të sivjetshëm botëror ai fitoi atë evropian në vitin 2017.

Снимка

Një fakt interesant nga biografia e Nikollaj Nikollovit është se ai ka lindur më 2 gusht 1980 – në ditën kur në Olimpiadën në Moskë i kanë dorëzuar medaljet. Atëherë babai tij ka thënë: “Ky djalë lindi që ta marrë medaljen e vet”. Ndoshta ky vërtetë është fati i tij. Megjithatë nuk mund të mos befasohemi se si Nikollaj Nikollov ka arritur të shënojë suksese të tilla njëkohësisht në dy sporte.

Thënë sinqerisht kjo vërtetë është shumë e vështirë – thotë Nikollaj. – Në garë sportisti bën atë, që e ka ushtruar vite me radhë. Nganjëherë demonstroj teknika të sumos në Jiu jitsu dhe e kundërta. Pastaj kuptoj se kam bërë gabim. Këto janë dy sporte të ndryshme me rregulla të ndryshme. Gjëja e vetme e përbashkët mes tyre është rivali, të cilin duhet ta mundësh. Në sumo qëllimi është që të dëbosh rivalin jashtë dohiotos, ose  ta rrëzosh në tokë. Në Jiu jitsu mundja e vërtetë fillon pasi je në tokë.

Bullgaria duhet t’i kushtojë një vëmendje më serioze zhvillimit të sportit në përgjithësi, sepse ai e lavdëron shtetin dhe u jep shumë të rriturve, është i bindur Nikollaj Nikolov:

Sporti të bën që të jesh i disiplinuar, formon karakterin tënd. Njeriu mësohet të luftojë deri në fund, të jetë i përqendruar, të jetë me psikikë të qëndrueshme. Kjo të jep shumë pluse në jetë, sepse jeta në përgjithësi është një betejë.

Bashkë me familjen
Vetë Nikollaj jeton duke menduar për fitoren:

Kur të dalësh në ndeshjen e radhës nuk duhet të dyshosh. Kur njeriu dyshon ai gjithmonë humb. Çdo një sportist i ka shqetësimet e veta para fillimit të ndeshjes, por kjo të mobilizon. Nuk duhet të kesh frikë. Në qoftë se nuk mund të përfytyrosh se e ke mundur rivalin, atëherë do të humbësh.

Shija e fitores është e ëmbël, por çfarë është çmimi i saj?

Shija është e ëmbël... Në fakt, pasi fiton nuk mund ta ndiesh shijen e fitores, sepse gjithçka të dhemb, tërë trupi, ke shumë trauma. Gjithsesi, gara është një stërvitje, por e një niveli më të lartë. Atë që e bën në sallë, atë e bën edhe në ndeshje, por atëherë të vlerësojnë. Çmimi është ulje e peshës, duhet të jesh në një kategori të veçantë, shumë trauma (unë që nga muaji janar marr pjesë në ndeshje, edhe pse kam probleme serioze me shpatullat) dhe devotshmëri e madhe në emër të fitores.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë janë ndër njerëzit më të lumtur në botë

Bullgaria është në vendin e 81-të për nga lumturia në botë , duke u përmirësuar me katër pozicione krahasuar me vitin e kaluar në studimin e Rrjetit të Kombeve të Bashkuara për zgjidhje të zhvillimit të qëndrueshëm, i cili mbulon 143 vende dhe..

botuar më 24-03-20 9.16.PD

UNICEF dhe BNR do të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë për fëmijët bullgarë

Një nga meritat më të mëdha të radios është aftësia e saj për të treguar histori. Nga sot Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe UNICEF-i po bashkojnë forcat për të folur për problemet me të cilat përballen fëmijët bullgarë dhe për të ndihmuar..

botuar më 24-03-18 5.55.MD
Patriku Neofit

Bullgaria vajton bariun e saj shpirtëror

Na la një person vërtet të ndritur, një baba shpirtëror dhe bari i popullit tonë - Patriarku i dashur Neofit. Priftërinjtë e Peshkopatës së Ruses, e cila për 19 vite drejtohej nga Gjyshi Neofit, e pritën me pikëllim të madh lajmin për vdekjen e tij. At..

botuar më 24-03-16 8.35.PD