Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjimnastet bullgare pa medalje me topa dhe rrathë

Dina Averina (nga Rusia) fitoi medaljet e arta me top dhe rreth
Foto: BTA

Vendi i katërt për Borjana Kalejn me rreth, vendi i shtatë për Nevjana Vlladinova me top dhe vendi i shtatë dhe i tetë për Katrin Taseva në disiplinat me rreth dhe top – ky është rezultati i pjesëmarrës së gjimnasteve bullgare në dy finalet e para me veglat përkatëse në Kampionatin e 36-të të gjimnastikës ritmike në Sofje.

Kampionja botërore e viti 2017 në shumëgarësh Dina Averina (nga Rusia) fitoi medaljet e arta në vallëzimet me top dhe rreth. Në vend të dytë me rreth është Linoi Ashram (Nga Izraeli), në vend të tretë – Arina Averina (nga Rusia).

Në disiplinën me top të argjendtën e mori Aleksandra Soldatova (nga Rusia), kurse në vend të tretë është italianja Aleksandra Agiurgiuculeze. Bullgaria mbetet në vend të dytë në klasifikimin e skuadrave edhe pas ditës së dytë të kualifikimeve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stojka Krësteva

EUBC prezantoi një film për kampionen tonë olimpike të boksit Stojka Krësteva

Federata Evropiane e Boksit (EUBC) prezantoi një film kushtuar kampiones sonë olimpike për femra nga Tokio, Stojka Krësteva . Filmi 48 minutash është episodi i gjashtë i vargut “Protagonistët”. Në të, Krësteva tregon për rrugën me gjemba drejt..

botuar më 24-04-12 8.05.MD

Elita e gjimnastikës ritmike botërore mblidhet në Kupën e Botës në Sofje

Sofja po bëhet sërish kryeqyteti i gjimnastikës ritmike botërore, në të cilën elita e këtij sporti do të pikturojë tablonë e madhe të parandjenjave, emocioneve dhe dëshirave vetëm pak muaj para Lojërave Olimpike në Paris. Nga data 12 deri më 14 prill..

botuar më 24-04-11 1.38.MD
Nurgyll Salimova

Humbja e dytë për Nurgyll Salimova në Turneun e Pretenduesve

Nurgyll Salimova humbi nga Aleksandra Gorjaçkina në Turneun e Pretenduesve për titullin botëror të shahut në Toronto. Shahistja bullgare të premten më 12 prill do të luajë me figurat e zeza kundër shahistes Katerina Lagno nga Rusia. Pas..

botuar më 24-04-11 10.01.PD