Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesoresha Penka Angellova: nuk është e vërtetë se nuk kemi shkrimtar mbajtës të çmimit Nobel

БНР Новини

Si në një kuti thesari Elias Kaneti mbledh përjetimet e tij nga fëmijëria në qytetin e lindjes Rusçuk dhe pastaj i shpërndan atje, ku e çojnë atë stuhitë e jetës. Prandaj fjalët e shkrimtarit të njohur Gjithçka që e përjetova më vonë kishte ndodhur dikur në Rusçuk janë sinteza e përvojës jetësore dhe e trashëgimisë së lënë për njerëzit, për brezat që vijnë dhe ikin.

Me një ekspozitë, e cila tregon momentet e rëndësishme prej jetës dhe krijimtarisë së Elias Kaneti Shoqata ndërkombëtare, e cila mban emrin e tij shënon përvjetorin e vet të 25-të në sallën e Arkivit Shtetëror. Organizata punon për popullarizimin e veprave të tij, duke botuar dhe duke përkthyer krijimtarinë e tij të pasur, duke zhvilluar një festival për letërsi dhe duke organizuar konkurse dhe forume ndërkombëtare.

Снимка

Nobelisti ka lindur në vitin 1905 në familjen e hebrenjve sefaradikë  (kështu quhen hebrenjtë e ardhur nga Spanja; Sefarad është emri i Spanjës në gjuhën hebraike, apo “ivrit”). 6 vitet e para të jetës së tij ai i kalon në qytetin bullgar Ruse (me emër të vjetër Rusçuk). Dhe natyrisht fëmijëria ndikon fortë botëkuptimin e shkrimtarit me famë botërore.

СнимкаNë vitin 1911 familja ikën për në Mançester, kurse një vit më vonë – pas vdekjes së babait, vendoset në Cyrih dhe pastaj në Vjenë – tregon Penka Angellova, thelemuesja e Shoqatës ndërkombëtare “Elias Kaneti”- Pikërisht në Vjenë Elias Kaneti boton veprat e tij të para dhe e zgjedh gjuhën gjermane për gjuhë-amtare. Në vitin 1937 është detyruar të largohet nga Austria për shkak të Anshlusit dhe persekutimit të hebrenjve. Gjatë kohës së luftës dhe pas saj jeton në Angli dhe kjo ndikon fatin e tij të shkrimtarit, sepse nuk ka qenë e lehtë të fitonte popullaritet në kohën e luftës dhe duke shkruar në një gjuhë të huaj për shtetin-pritës. Karriera botërore e Elias Kaneti fillon në vitet e 60-të të shekullit të kaluar, kur shtëpia më e madhe botuese gjermane boton librat e tij. 1981 është viti, në të cilin fiton çmimin Nobel për letërsi dhe në karrigen e nobelistëve shkruan Rusçuk (emrin e qytetit të lindjes së tij). Natyrisht shkrimtari nuk identifikohet vetëm me një shtet – ai ka disa vende, në të cilat ndihet si në shtëpinë e tij – dhe  Ruse, bashkë me Cyrih dhe Vjenë, është një prej tyre.

Në vitin 1931 Elias Kaneti shkruan romanin e tij të vetëm – “Verbimi”, por publiku dhe kritika i kushtojnë vëmendje pas Luftës së Dytë Botërore. Vepra e tij filozofike “Masat dhe pushteti”, të përfunduar gjatë vitit 1960-të është kryesorja për veprimtarinë e tij të shkrimtarit, ku ai analizon ekzistencën e njeriut, marrëzinë, vdekjen dhe ku jep pikëpamjen e tij mbi probleme të lidhura me pushtetin dhe organizatat masive. Të gjitha librat e tij – proza letrare, pjesët teatrale dhe esetë, tregojnë atë çast dhe kulm të pjekurisë njerëzore, kur shkrimtari sistematizon përvojën jetësore, duke u kthyer në fëmijëri në Rusçuk.

Снимка

Monumenti i Elias Kaneti në qytetin RuseKur njeriu lexon autobiografinë e tij, kupton se Elias Kaneti zbulon simbolet kryesore të pushtetit dhe të masave akoma në fëmijëri – thotë profesoresha Penka Angellova. – Kështu mendimtari “lind” akoma atëherë, në qytetin Rusçuk dhe përvoja grumbullohet pikërisht mbi bazën e gjërave të përjetuara në qytetin e lindjes.

Elias Kaneti fillon kujtimet e tij me përshkrimin e qytetit, ku jetonin njerëz me prejardhje të ndryshme dhe vetëm brenda një dite mund të dëgjoheshin shtatë apo tetë gjuhë. Pikërisht në Rusçuk ai mëson gjuhën bullgare nga shërbëtorët e vegjël, të ardhur nga fshatrat përreth. Atje ai dëgjon tregimet e tyre për vurkollakët që kalojnë lumin e ngrirë Danub, bashkë me ta i bëhet mishi kokrra-kokrra në qoshen e dhomës. Atje shikon kalimin e Kometës Halley, duke emocionuar bashkë me masat dhe duke pritur fundin e botës. Shkrimtari jeton deri në moshën 89 vjeç dhe në 76 ai merr çmimin Nobel për letërsi për krijimtarinë e tij të përbashkët, karakteristikat e së cilës janë largpamësia, pasuria koncepuale dhe fuqia artistike.

Dorëzimi i Çmimit Nobel
Elias Kaneti është shtetas i Evropës, i lindur në Bullgari – ai është në të njëjtën kohë nobelist bullgar, gjerman dhe austriak – nënvizon Penka Angellova.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD