Gjimnastet bullgare fituan medalje të argjendtë në garën mes skuadrave në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike, që po zhvillohet në Sofje. Nevjana Vlladinova, Katrin Taseva dhe Borjana Kalejn u paraqitën shkëlqyeshëm në garë dhe fituan vendin e dytë. Pas paraqitjes së tyre në kualifikimet me rrethin, topin, shkopinjtë dhe shiritin tri bullgaret grumbulluan gjithsej 150.975 pika. Në vend të parë janë gjimnastet nga Rusia me gjithsej 161.325 pika, kurse në vend të tretë janë italianet me 147.550 pika.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..