Këtë natë në “Pyllin e Kryqit” do të mblidhen besimtarë, me shpresën se do të shërohen

Foto: arkiv

Në vigjilje të ditës së Lartësimit të Kryqit të Nderuar mijëra besimtarë do të mblidhen në krahinën “Pylli i Kryqit” në malin Rodope me shpresën për shërim. Çdo ditë në natën e 13 shtatorit para 14 shtatorit në vendin e shenjtë shërbehet një liturgji e shenjtë dhe vendoset një pjesë e vogël prej Kryqit të Krishtit. Për shkak të besimit se atje para shumë shekujve është varrosur një pjesëz prej vetë Kryqit të Zotit krahina është quajtur Pylli i Kryqit. Të krishterët besojnë se vendi ka fuqi të jashtëzakonshme.