Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radioja Kombëtare Bullgare përfshihet në iniciativën “Ditët Evropiane të Trashëgimisë”

Foto: BNR

Më 15 shtator Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hap dyer për vizituesit në kuadrin e iniciativës “Ditët Evropiane të Trashëgimisë”, të cilat sivjet zhvillohen me moton “Arti i ndarjes”. Posaçërisht për fëmijët ekipi i BNR-së ka përgatitur dy befasime – Radio Sofja organizon një grup studimor për radio-gazetari për fëmijët, kurse Shtëpia Muzikore e BNR-së ka përgatitur workshop-in “Rizbuloje ritmin”. Perkusionisti Borisllav Petrov do të çojë vogëlushit në botën e baterive – veglat më të dashura nga fëmijët, kurse kampioni botëror i beatboxing-ut Aleksandër Dejanov, i njohur si SkilleR, do t’u tregojë atyre mundësitë e pafundme të zërit të njeriut.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD