Në Bullgari tashmë ka vatra të murtajës afrikane të derrave

Foto: BGNES

Ministri i Bujqësisë Rumen Porozhanov bëri të ditur se në Bullgari tashmë ka vatra të regjistruara të murtajës afrikane të derrave në rajonet në kufirin me Rumaninë. Jemi në prag të një rreziku serioz, paralajmëroi Ministri pas një mbledhjeje të Këshillit Qendror Epizootik, në të cilin u shqyrtuan masa për kufizimin e sëmundjes. Një prej tyre parashikon dëmshpërblim për pronarët, të cilët i therin derrat e tyre në zonën prej 20 kilometrash rreth fermave industriale. Aktualisht në Rumani nga murtaja afrikane e derrave janë prekur 12 krahina, kurse afro 200 000 kafshë janë vrarë.

Më shumë nga rubrika
Ilijana Stoillova dhe Joan Kolev

WIND2WIN kërkon zgjidhjen e problemit me mbetjet plastike në Detin e Zi

Dy sërfistë do të kalojnë 300 kilometra me windsurf nga pika më veriore bullgare e Detit të Zi deri në pikën më jugore të bregdetit bullgar. Sfida e tyre është një thirrje për det më të pastër. Kampionët e windsurfit Ilijana Stoillova dhe Joan Kolev..

botuar më 18-09-18 7.06.MD

Biznesi propozon amendamente legjislative kundër standardit të dyfishtë të ushqimeve

Regjistër publik i certifikatave, të cilat i shoqërojnë ushqimet, kërkesë për dokumentacion të detyrueshëm të të gjitha produkteve dhe kontroll nga ana e Agjencisë së Ushqimeve - këto masa i parashikojnë projekt-ndryshimet e Ligjit të ushqimeve të..

botuar më 18-09-18 6.28.MD

Zëvendëspresidentja Jotova: Qëllojmë që gjuha bullgare të mësohet në gjithnjë e më shumë vende në botë

Zëvendëspresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova mori pjesë në hapjen të 70-të zyrtare të vitit shkollor në shkollën e mesme “Hristo Botev” në Bratislavë. Në fjalimin e saj Jotova kujtoi se misioni i vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodi fillon..

botuar më 18-09-18 4.52.MD