Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja do të propozojë kandidaturën e vet për mikpritëse të Lojërave Dimërore Rinore Olimpike

Foto: BTA

Kryeministri Bojko Borisov bëri të ditur se Sofja do të kandidojë për mikpritëse të Lojërave Dimërore Rinore Olimpike gjatë vitit 2024. Vendimi është rezultat i bisedimit të tij me Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Tomas Bah, i cili është për vizitë në Sofje. “Aktualisht në Bullgari zhvillohen njëkohësisht tri kampionate botërore në sportet olimpike, gjë që për mendimin tim është një rekord olimpik. Kjo më jep arsye për t’ju inkurajuar të kaloni në një nivel tjetër dhe të kandidoni për mikpritës të lojërave olimpike”, deklaroi Bah. Borisov i është përgjigjur se do të ndihet më i sigurt në mikpritjen tonë të suksesshme, në qoftë se para kësaj Bullgaria bëhet mikpritëse e Lojërave Dimërore Rinore Olimpike.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD