Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi Kampionati Botëror i Kanotazhit për meshkuj në qytetin Pllovdiv

Foto: BTA

Italia, SHBA-ja, Gjermania dhe Franca fituan nga 3 medalje të arta në Kampionatin Botëror të Kanotazhit për meshkuj në qytetin bullgar Pllovdiv. Vendin e parë në klasifikimin përfundimtar zënë rremtarët e Apenineve, të cilët fituan më shumë medalje të argjendta – 4, dhe një të bronztë. Amerikanët fituan 3 të argjendta dhe 4 të bronzta, gjë e cila i radhiti në vendin e parë për nga numri i medaljeve të fituara. Bullgaria regjistroi klasifikimin më të mirë ditën e fundit. Çifti i porsaformuar skull te meshkujt – Kristian Vasilev dhe Boris Jotov u radhit në vendin e 12-të të klasifikimit përfundimtar të kësaj disipline, pasi përfundoi i 6-ti në finalet B. Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Kanotazhit Zhan-Kristof Rollan vlerësoi lartë përpjekjet e Bullgarisë si organizatore të kësaj gare.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD
Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD