Me vend të parë në klasifikimin e përbashkët dhe 91 medaljet rekorde Bullgaria përfundoi pjesëmarrjen e saj në Kampionatin e 20-të ballkanik të taekuondos, i cili u zhvillua në kryeqytetin rumun Bukuresht.
Sportistët bullgarë fituan 23 medalje të arta, 22 të argjendta dhe 18 të bronzta në kategorinë Poomse. Bullgarët fituan gjithashtu vendin e parë dhe kupën e skuadrave në Ballkaniadë. Prezantimi i shkëlqyer i tyre në sparing përfundoi me gjithsej 117 pika, 12 medalje të arta, 9 të argjendta dhe 7 të bronzta. Ata ishin pa konkurrencë ndër 1000 pjesëmarrësit e kampionatit.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..