Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka protestuar kundër përdhosjes së monumentit-urnë të ushtarëve bullgarë në Serbi

Foto: arkiv

Me udhëzim të zëvendëskryeministres, e cila është gjithahstu ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva, ambasadori bullgar në Beograd Radko Vllajkov ka shprehur një protestë të mprehtë në Ministrinë e punëve të jashtme  të Serbisë kundër përdhosjes së monumentit ushtarak-urnë “Muri i akulltë” rreth qytetit serb Nish. Në memorial ndodhen eshtrat e 2015 ushtarëve bullgarë, të cilët janë vrarë për çlirimin e Jugosllavisë në fazën përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore. Në notë ngulet këmbë për largimin e menjëhershëm të dëmit mbi monumentin dhe zbulimin e kryerësve të kësaj përdhosjeje. Nga pala serbe është shprehur keqardhje për përdhosjen e monumentit dhe është nënvizuar se akti vandal është i papranueshëm dhe në mospajtim me marrëdhëniet e shkëlqyera midis të dyja vendeve.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria është e gatshme të reagojë në rast të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe qeveria janë në koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse dhe shërbimet e sigurisë dhe po e monitorojnë situatën. Ka gatishmëri për evakuimin e shtetasve..

botuar më 24-04-19 10.01.PD

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD