Sportistët e pesëgarëshit modern të Bullgarisë Javor Peshleevski dhe Todor Mihalev u kthyen nga Kampionati Botëror në Meksikë, ku fituan medaljen e bronztë në stafetën e meshkujve. Bullgarët mbaruan pjesëmarrjen e tyre në pozitën e tretë dhe fituan medaljen e parë për vendin në këtë sport gjatë 17 viteve të fundit.
Ndërkaq, pesëgarëshi bullgar shënoi edhe një sukses të madh. Dy prej shpresave tona të mëdha Zornica Stoillova dhe Hristo Panajotov, fituan kuota dhe do ta prezantojnë Bullgarinë në Lojërat Olimpike Rinore në Buenos Aires të Argjentinës muajin tjetër. Pesëgarëshi modern përfshin disa disiplina – notim (200 metra stil i lirë), skermë, hipizëm (kërcime me pengesa) dhe një disiplinë e kombinuar (vrapim dhe qitje).
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..