Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

17 firma bullgare janë në Top 500 në Evropën Qendrore dhe Lindore

БНР Новини
Holdingu Energjetik Bullgar është në vend të parë në listën e firmave më të mëdha bullgare në klasifikimin e COFACE
Foto: BGNES

Bullgaria dhe ekonomia bullgare nuk janë të mëdha. Përqindja e Produktit të Brendshëm Bruto /PBB/ në PBB-në e përbashkët të Evropës së Bashkuar është më pak se 1 për qind. Mirëpo, kjo nuk është pengesë që në vend bashkë me më se 300 000 firma të vogla dhe të mesme të punojnë kompani të mëdha, që mund të krahasohen me gjigantët multikombëtarë. Këtë na tregon studimi i fundit vjetor i firmës së njohur konsultuese franceze COFACE, analizat dhe klasifikimet e së cilës përdoren me autoritet të madh në më shumë se 100 vende në botë.

Sidomos interesante janë klasifikimet botërore të COFACE të më të mëdhenjve në bazë të xhiros dhe të personelit në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ato japin një përfytyrim real për fuqinë ekonomike të vendeve të veçanta, për vendin e tyre në ekonominë botërore dhe për përmasat e biznesit, i cili duhet të jetë burimi kryesor i mirëqenies së qytetarëve në çdo një vend.

Në klasifikimin Top 500 të vitit 2017, i cili është i dhjeti me radhë, Bullgaria është e pranishme me 17 kompani, me një më pak në krahasim me edicionin e mëparshëm të klasifikimit, por edhe me një tjetër, që gjendet për herë të parë në listën e të mëdhenjve – “Energo-Pro Varna”. Xhiroja e përgjithshme e shoqërive bullgare gjatë vitit të kaluar është 18 552 mlrd euro, ndërsa fitimi i tyre neto kap shumën prej 724 mln eurosh. Sipas të dhënave për to punojnë 23 274 veta. Bullgaria është në vendin e shtatë ndër gjithsej 12 shtetet në listë, ndërsa vendi ynë është në klasifikimin me kompani nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Estonia dhe Letonia.

Cilët janë sektorët më të fuqishëm në ekonominë kombëtare?

Në krye të listës është Holdingu Energjetik Bullgar, një kompani, në të cilën bëjnë pjesë Kompania Elektrike Kombëtare, shoqëria e gazit Bullgargaz, centrali atomik në Kozlloduj dhe akoma disa firma energjetike. Ky nuk është befasim, sepse edhe në klasifikimet e para Holdingu Energjetik Bullgar konsiderohej si kompania më e madhe në botë. E reja është se firma mbrapset me 4 pozita deri në vendin 29. Për vitin e kaluar numri i saj ka qenë me 5.9 për qind më shumë, deri në 3,287 mlrd euro.

Në vend të dytë radhitet rafineria “Lukojl Neftohim Burgas” me pronarët rusë. Ndër 17 kompanitë bullgare është edhe “Kompania Elektrike Kombëtare” me të ardhura mbi 1 mlrd euro për vitin e kaluar, si dhe “Lukojl Bullgaria”. Ato janë përkatësisht shoqëria më e madhe shtetërore për prodhim dhe furnizim të energjisë elektrike dhe distributori më i madh privat i lëndëve djegëse, të cilat janë të pronësuar nga investitorët rusë. Rritje të konsiderueshme në këtë drejtim regjistroi edhe tregtia e specializuar me produktet e naftës “Saksa”. Vitin e kaluar xhiroja e kompanisë u rrit me mbi 28 për qind deri në 553 mln euro. Në vend të tretë në listën me kompanitë më të mëdha bullgare është firma gjermane Aurubis, e cila prodhon dhe eksporton mjaltë dhe flori. Për 12 muajit e fundit të ardhurat e saj janë rritur me 55.5 për qind deri në 2.566 mlrd euro.

Siç shihet nga studimi firmat më të mëdha në Bullgari janë kompani elektrike. Kjo flet nga njëra anë mirë për ekonominë bullgare, sepse energjetika është në thelbin e çdo një biznesi dhe pa rrymë elektrike ose lëndë djegëse nuk mund të ketë veprimtari ekonomike. Në të njëjtën kohë duhet shënuar se Bullgaria mbetet prapa në lëmin e teknologjive të larta, të cilat nuk zënë vend dominues në ekonominë bullgare. Kjo nga ana e vet flet se ka potencial për zhvillimin e ardhshëm të industrisë në Bullgari, e cila sipas mendimit të ekspertëve dhe vëzhguesve ka suksese të mëdha në këtë drejtim. Bëhet fjalë kryesisht përoutsourcing-un dhe informatikën, në të cilat Bullgaria lufton për një nga vendet e para në botë. Dhe kjo ripohohet nga prania në listë e 17 kompanive të mëdha të “Astra Bioplant”, e cila punon në sferën e bioteknologjive, dhe të firmës farmaceutike “Sopharma”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD
Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD