Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompleksi bullgar i golfit në Detin e Zi është në Top 10 në botë

БНР Новини
Foto: golfscape.com

Këtë muaj blogu në gjuhën angleze golfscape publikoi një klasifikim të 18 destinacioneve më tërheqëse në botë të golfit: nga një fushë sporti në Himalajë, që ndodhet në lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit, deri tek kompleksi i golfit në Hawaii, nga ku shtrihen pamje të jashtëzakonshme, të formuara nga lava vullkanike. Ndër destinacionet më të preferuara të golfit është edhe Thracian Cliffs Golf & Beach Resort në Bullgari. Kompleksi është klasifikuar në vendin e nëntë prestigjioz dhe është i vetmi objekt ballkanik në Top 10.

Kriteret e klasifikimit të golfscape përfshijnë strehim luksoz, pamje magnetike dhe fusha golfi me dizajn të shkëlqyeshëm.Kompleksi bullgar i golfit i klasifikuar në Top 10, gërsheton lokalizimin, nga ku shtrihen pamje të bukura drejt Detit të Zi me natyrën е ruajtur të egër në sistemin ekologjik të rezervatit natyror “Kaliakra”. Kompleksi disponon një fushë golfi të projektuar nga sportisti legjendar i golfit Gary Player me 18 vrima dhe pamje të bukura detare. Në vendet për të ngrënë ofrohen produkte të freskëta vendore. Qendra e jashtëzakonshme SPA propozon procedura unikale, si dhe rituale, të cilat gërshetojnë praktikat e lashta mjekësore me ato moderne.

Thracian Cliffs Golf & Beach Resort është një pjesë e pandarë e destinacionit të golfit Cape Kaliakra, klasa “Signature”, që ndodhet në vendpushimin piktoresk pranë Detit të Zi në Bullgarinë Verilindore. Rajoni është plotë kuriozitete të jashtëzakonshme historike, kulturore dhe natyrore, kurse traditat e qytetërimit vendas trak datojnë që në shekullin IV para Krishtit, shkruhet në informacionin e publikuar nga golfscape.

Përpiloi: Daniella Konstantinova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD