Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sy më sy me gazetarin sportiv Teodor Çereshev

БНР Новини
Teodor Çereshev në “Uimbëldën” gjatë kohës së lojërave olimpike Verore në Londër 2012

Dëgjuesit e Radios Kombëtare Bullgare e njohin shumë mirë zërin e këndshëm të Teodor Çereshevit nga reportazhet e tij – tërheqëse, të përmbushura me shumë informacion dhe me një dozë delikate prej humori, duke na prezantuar ngjarje sportive në Bullgari dhe nëpër botë. Vendosëm që të bëjmë pak muhabet dhe ta pyesim drejtpërsëdrejti për ndonjë nga sekretet e gazetarisë së mirë sportive, parimet dhe sfidat e lidhura me këtë profesion kaq tërheqës.

Doli se jo Teodor Çereshevi e zgjedh gazetarinë sportive, por ajo e zgjedh atë. Çdo gjë ndodh fare rastësisht. Pas një stazhi para diplomimit në gazetën qendrore gjatë atyre viteve “Rabotniçesko dello”, gjatë kohës të së cilës Çereshev merret me formim grafik të gazetës, e ftojnë si praktikant për 2 vjet në redaksinë sportive të edicionit. Dhe ai pranon.

Kureshtarja qe, se fillova punë më 15 korrik 1980, kurse në ditën tjetër filloi olimpiada në Moskë. Kështu qesh i hedhur në thellësi. Atëherë u formua një ekip i posaçëm olimpik. E gjithë faqja e fundit e gazetës i qe kushtuar olimpiadës. Puna qe e shumtë, por kështu u mësova me gjërat më të vështira”, kujtohet Teodor Çereshev.

Puna si gazetar sportiv e tërheq dhe me faktin se në sport asgjë nuk përsëritet – çdo një takim është i ndryshëm dhe jep mundësi për kontakt me çdo lloj njerëzish nga sportet e ndryshme. Përveç kësaj gjatë kohës së udhëtimeve me karakter biznesi mund të shikosh të gjithë botën! Me të vërtetë, ai shikon me sytë e veta vende të shumta nga Australia deri në Kanada dhe nga Kina deri në Argjentinë dhe më e rëndësishmja: komenton dhe pasqyron 9 olimpiada – 6 verore dhe 3 dimërore.

Me kampionin olimpik për tre herë me radhë Teofilo Stivënsën në olimpiadën në Atlanta 1996

Një nga takimet e tij mjaft emocionuese është në olimpiadën në Atlant gjatë vitit 1996, kur në një sallë gjen të ulur boksierin e madh Mohamed Ali, tanimë i cili vuan nga Parkinsoni, mundet të këmbejë me të disa fjalë dhe të marrë autograf. Por me profesionin e gazetarit sportiv janë të lidhura dhe një sërë sfidash. Për shembull fakti të punosh me të dhëna për fitore të kaluara dhe disfata në sfera të ndryshme sportive. Ose stresin në ngjarje të mëdha të hysh nga një takim sportiv në tjetrin, duke komentuar sa ndeshjen mundës në tepih, sa garën e vrapimit. Si e përballon njeriu këtë sfidë?

T’ju them të drejtën, nuk ke kohë fare që të mendosh. Për shembull në olimpiadën në Rio de Zhaneiro qesh vetëm, një gjë e cila nuk ishte ndodhur deri në këtë moment në radion kombëtare. Me të vërtetë, kam qenë në katër gara në ditë në skajet e ndryshme të qytetit – në atletikën e lehtë, që aty në gjimnastikën artistike,në mundje, në boks. Por, të gjitha vështirësitë, lodhja, frika, harrohen me emocionet të cilat i përjeton, kur ndonjë bullgar e fiton titullin. Krenaria është e madhe, kur shikon një gjë të tillë të ndodhë aty për aty.

Përpara monumentit të Vasill Levskit në Buenos Ajres

Teodor Çereshev bëhet pjesë nga Radioja Kombëtare Bullgare gjatë vitit 1997, duke shkelur mbi përvojën e vlefshme profesionale, të grumbulluar nga puna në gazetat e ndryshme. Pjesa më e madhe e njerëzve i lidhin ngjarjet sportive me gjuhën e larmishme të gazetarëve sportiv. Por në qoftë se e pyesni Teodor Çereshevin, si arrihet kjo gjuhë – a është një e dhënë ose kultivohet, përgjigja e tij do t’ju befasojë:

Një gjuhë laramane dhe shumëngjyrëshe mund të thotë shumë gjëra. Unë pohoj se gjithmonë duhet të flitet në një gjuhë të drejt dhe të rregullt bullgare. E, nganjëherë patjetër që hyn diçka nga zhargoni. Shumë njerëz mbështeten tek improvizimi me të folurit. Por, unë gjithmonë kam thënë se po të punosh në radio ose në televizion, është e mirë fillimisht të fillosh nga një gazetë, që të mund të mësosh fillimisht rregullat e shkrimit, kurse pas kësaj të mund në mënyrë të rregullt dhe të mirë të transmetosh atë që ke shkruar përmes zërit tënd dëgjuesve”, është kategorik Teodor.

Jo rrallë, në vend që të bashkojë me momentet e bukura, sporti e ndan publikun me paragjykimet e veta. Por, deri në çfarë shkalle një gazetar sportiv mund t’i lejojë vetës të marrë anë?

Unë asnjëherë nuk kam mbajtur anë. Vetëm kuptohet se jam për çdo një nga skuadrat bullgare, kur luajnë në turnirë të mëdhenj. Për tifozllëkun mund të them këtë. Në kohën e kaluar si nxënës dhe student qesh nga skuadra e “Levskit”. Kur fillova punë në gazetë, duhej të shkoja në ndeshjet e skuadrave të ndryshme. Atëherë e pash se njëra palë dhe tjetra janë të njëjtë-njerëz, të cilët luftojnë për fitore dhe rashë në qetësi! Nëse njëra palë do të mundin me 5:0, ose të tjerët do të bien me 10, për mua tanimë nuk ka asnjëfarë rëndësie. Dhe sot e kësaj dite nuk ndiej ndonjë farë përkrahje ndaj kushdo qoftë skuadre”, tregon Teodor Çereshev.

Në lojërat Olimpike Dimërore në Sollt Lejk Siti 2002

Dhe akoma një e vërtetë tjetër, e cila e ndihmon gazetarin të tërheqë vëmendjen e dëgjuesve ndaj lajmeve sportive, edhe sikur ata fare të mos të interesohen nga sporti:

Duhet të mundohesh që ajo të cilën ia transmeton dëgjuesit, t’ia transmetosh në mënyrë interesante, sado e mërzitshme që të jetë dhe të çuditesh se çfarë të thuash. Në kohën e kaluar një koleg nga gazeta “Naroden Sport” Vasill Krumov, i cili nuk përgjigjej drejtpërdrejt për futbollin, në bazë të ndonjë shkaku qe i dërguar të pasqyrojë një ndeshje të tillë futbolli. Në ditën tjetër në gazetë doli titulli “Kështu e kështu dhe kështu e kështu – 0:0” dhe poshtë: “për një ndeshje në të cilën nuk ka ndodhur asgjë, nuk ka se çfarë të shkruhet”. Një koment gjenial! Por, ai bëhet për gazetë, por për transmetim të drejtpërdrejtë në eterin e radios – nuk ka sesi.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD
Viktorio Iliev

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..

botuar më 24-04-15 2.41.MD
Stilijana Nikollova, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Stilijana Nikollova fitoi dy medalje ari dhe një argjendi në finalen e Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..

rinovuar më 24-04-15 10.11.PD