Dritë e drejtpërdrejtë diellore dhe tapiceri me ngjyrë të kaltër do të jenë pjesë e mjedisit të ri të punës të deputetëve

Foto: BGNES

Po vazhdon meremetimi i ish shtëpisë partiake në qendër të Sofjes, e cila në të ardhmen do të ofrojë një mjedis të ri për seancat e Parlamentit bullgar. Salla e ardhshme plenare do të jetë me 270 vende. Do të mund të montohen suplementarisht deri në 400 vende, po të ketë nevojë për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor.

Vendet do të jenë më të gjera që të lejojnë punë me laptop. Po mendohet që deputetët të mbajnë fjalime nga vendet e tyre, që të kursehet kohë. Është parashikuar hapësirë edhe për mysafirët VIP dhe dy zona të veçanta për mediat. Pritet montazhi i sistemeve klimatike, duke u ruajtur elementet e vjetra arkitekturore të godinës. Deputetët do të ulen në karrige me damask blu, të cilat të jenë në përputhje me flamurin e BE-së.

Një theks interesant arkitekturor përbën kupola prej qelqi mbi sallë. Një kupolë të tillë ka mbi Bundestagun e Berlinit. Kupola në fjalë do të sigurojë dritë të përhershme diellore për deputetët. Pritet që ndërtimi i sallës së re plenare të përfundojë në mes të vitit 2019.

Më shumë nga rubrika

Agimi i kërcimit latin në Bullgari dhe “Salsa doktorët”

Në vitet e socializmit, kur udhëtimet jashtë rajonit të shteteve socialiste ishte një privilegji për një pakicë njerëzish, në Qytezën Studentore në Sofje jo vetëm që dëgjoheshin gjuhët e mbarë botës, por shiheshin edhe tradita të ndryshme. Aty..

botuar më 18-12-11 12.30.MD

Ngjarje me adresë ballkanike

Shkup: "Deklarata e Krasimir Karakaçanovit është një arsye e shkëlqyer për armiqësi, kurse ne dëshirojmë miqësi" Deklarata e zëvendësministrit bullgar Krasimir Karakaçanov është një mundësi e jashtëzakonshme për një kundër-përgjigje të..

botuar më 18-12-10 2.45.MD

Mungesa e mjeshtërve të rinj i çon artizanatet drejt zhdukjes

Bullgari gjithmonë ka pasur një ndjenje të veçantë të së bukurës dhe megjithëse gjithmonë ka jetuar në mënyrë modeste, në jetën e vet të përditshme ka përdorur shumë sende të bukura, të prodhuara nga ai apo nga dora e ndonjë mjeshtri të përsosur...

botuar më 18-12-10 10.35.PD