Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjeshtërit e sendeve prej qelqi takohen në atelienë për vitrazh pranë Universitetit të Veliko Tërnovos

Foto: arkiv

Nga 5 deri në 7 tetor në Fakultetin e Arteve Figurative pranë Universitetit të Veliko Tërnovos “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” organizohet një workshop për qelq të nxehtë.

Mësimet zhvillohen në atelienë e specializuar dhe mund të vizitohen si nga studentët, ashtu dhe nga çdonjëri, i cili dëshiron të zhytet në magjinë e këtij arti. Specifikat e përpunimit të qelqit të nxehtë do t’i prezantojë Boris Shpejzman nga Akademia e Arteve dhe Dizanjnit në Jerusalem.

Disiplina “vitrazh” është pjesë e arsimit në specialitetin “Pikturë murale” pranë Fakultetit të Arteve Figurative, i cili është me histori 50 vjeçare. Fakti se aktualisht studentët e fakultetit marrin pjesë në përpunimin e vitrazhit për katedralen e madhe në qytetin Lloveç, është njohje për përgatitjen e tyre të mirë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD