Mjedisi i bamirësisë në Bullgari po keqësohet

Foto: dfbulgaria.org

Sivjet Bullgaria është një nga 24 shtetet evropiane, në të cilat që nga 1 deri më 7 tetor zhvillohet Java e Fondacioneve dhe Donatorëve. Në Evropë funksionojnë mbi 144 000 fondacione, dhuratat e të cilave vitin e kaluar kanë arritur 60 mlrd euro. Kauzat, ku këto mjete investohen, janë të shumëllojshme – që nga shkenca dhe ruajtja e natyrës, përmes shërbimeve sociale, arsimit dhe shëndetësisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë deri te veprimtaritë rinore dhe zhvillimi i artit dhe kulturës në Kontinentin e Vjetër.

Në kuadrin e Javës së fondacioneve dhe donatorëve sot (më 5 tetor) Forumi Bullgar i Donatorëve do të shpallë Analizën vjetore për bamirësinë në vend, ose kush, sa dhe për se dhuron. Mirëpo, që para publikimit të analizës, më 1 tetor forumi shpalli të dhëna, të cilat agjencia Mediapool i përgjithëson me titullin “Mjedisi i bamirësisë te ne po keqësohet”. Arsye për një pohim të tillë na jep Indeksi global i mjedisit për bamirësi gjatë vitit 2018 të Lilly Family School of Philantropy, Indiana University. Atje, me indeks individual 3.75 dhe indeks maksimal 5.0 Bullgaria zë vendin e 18 ndër 30 vende evropiane për nga mjedisi i favorshëm i bamirësisë. Shkalla e vlerësimit të mjedisit varet nga mundësitë për zhvillimin e veprimtarive bamirëse, lehtësimet tatimore, potenciali për bashkëpunim transkufitar, karakteristikat socio-kulturore. Nga pikëpamja e këtyre kritereve, në disa vende si Polonia, Bullgaria, Turqia dhe Hungaria mjedisi i bamirësisë po keqësohet, një pjesë e fondacioneve e ndërpresin veprimtarinë e tyre, ndërsa disa të tjera i ndërpresin projektet e tyre, ose hasen me vështirësi në realizimin e veprimtarisë bamirëse. Disa fondacione madje janë të detyruara të largohen nga vendet ku punojnë.

Kalendari i fushatës së sivjetshme të Forumit Bullgar të Donatorëve me rastin e Ditës Evropiane të Fondacioneve dhe Donatorëve përmban një spektër të gjerë prej iniciativash dhe fushatash – për përkrahje të njerëzve të plakur, të fëmijëve dhe të studentëve në gjendje të pabarabartë, për rritjen e nivelit të kulturës së vullnetarëve, për realizimin e kauzave ekologjike dhe arsimore etj. 

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Marija Jurukova i kthen bluzat e vjetra në sende të bukura

Përpara rreth 1 viti, Marija Jurukova zbulon kauzën e vet ekologjike – atë kujdes të vogël për natyrën me të cilën të kontribuojë që bota të bëhet një vend i shkëlqyer për të jetuar. Fushata “Thur me bluzë” lind në përgjigje të statistikës së..

botuar më 19-02-17 2.20.MD

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh po kërkon ilaçe në bazë të antioksidantëve për sëmundjet e rënda

Antioksidantët bimorë mund të bëhen një alternativë e vitaminave dhe mineraleve – ky është konkluzioni i një ekipi prej shkencëtarësh, ndër të cilët është docent Nikollaj Cvetkov nga Instituti i Biologjigsë Molekulare pranë Akademisë..

botuar më 19-02-15 11.25.PD

Trifon Zarezan – festa, e cila fillon me punën e vreshtarëve dhe përfundon me dolli

14 shkurti festohet në shumë shtete si Dita e dashurisë, kurse në Bullgari tradita e vjetër e lidhë atë me festën e vreshtarëve dhe verës – Trifon Zarezan (Trifon Krasitësi). Në të vera pihet në tërë vendin. Në Sofje, e cila nuk ndodhet në një..

botuar më 19-02-14 2.09.MD