Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Junkeri paralajmëroi për rrezik lufte në qoftë se shpresat e Ballkanit Perëndimor për aderim ndaj Bashkimit Evropian shterin

Foto: BGNES

Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker paralajmëroi për një rrezik lufte në Ballkanin Perëndimor, "Nëse Ballkanit Perëndimor ia marrim perspektivën për anëtarësim, në atë rajon përsëri do ta shohim atë që e shihnim në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar",. Duke pohuar se rruga e këtyre vendeve ndaj Bashkimit Evropian është akoma e gjatë dhe nuk parashikon aderim “para vitit 2025”, Junker konsideroi se do të dëshironte që BE-ja vendeve të rajonit t'iu ofrojë krijimin e "hapësirës ekonomike, ku do të mund të zhvillohen në mënyrë të njëjtë sikur kur të bëhen anëtare" të Bashkimit Evropian. Por, nënvizoi se më parë shtetet duhet t’i zgjidhin konfliktet kufitare me qëllim që në Bashkimin Evropian të "mos e sjellin paqëndrueshmërinë që vjen nga Ballkani Perëndimor”.


Shqipëria dhe Bashkimi Evropian lidhën marrëveshje për menaxhim të përbashkët të kufijve

Foto: BGNES

Ministri i punëve të brendshme i Shqipërisë Fatmir Xhafaj, homologu i tij austriak Herbert Kickl, vendi i të cilit e kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian, dhe komisioneri evropian mbi çështjet e migracionit, punëve të brendshme dhe shtetësinë Dimitris Avramopulos, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim dhe për forcimin e menaxhimit kufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane për Siguri Kufitare dhe Bregdetare (Frontex). Qëllimi i dokumentit është të përmirësohet kontrolli i kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian në  kontekstin e krizës politike, lidhur me fluksin e azilkërkuesve në Bashkimin Evropian. Sipas marrëveshjes së arritur, Frontex do të mund të kryejë operacione në territorin e Shqipërisë dhe në kufijtë me fqinjët e saj.


Presidenti Vuçiç nuk e kupton se çfarë do Bashkimi Evropian nga Serbia lidhur me Kosovën

Foto: rs.n1info.com

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç komentoi se nuk e kupton se çfarë duan Bashkimi Evropian dhe faktorët ndërkombëtar nga Serbia mbi çështjen për Kosovën. Sipas tij ata vetë  nuk dinë se çfarë duan. Pas një takimi në Beograd me raportuesin evropian për Serbinë David McAlister, Vuçiç përsëriti se Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Presidenti shënoi se Beogradi është gati për një dialog me Prishtinën në interes të paqes, por shtoi se “për një lloj të tillë vallëzimi” janë të nevojshëm dy veta. Sa i përket marrëveshjes  midis Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, Vuçiç deklaroi se kjo marrëveshje është e mirë dhe pa ndërhyrë në punët e të dyja shteteve fqinje  presidenti dhe qeveria e Serbisë e përkrahin atë.


Presidenti i Kosovës pret që perspektiva evropiane ta detyrojë Serbinë të pranojë korrigjimin të kufirit

Foto: BGNES

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se, ëndrra e të gjithë shqiptarëve është “bashkimi kombëtar me Shqipërinë” transmetoi Tanjung. Sipas tij, ideja e korrigjimit të kufijve me Serbinë  nuk nënkupton “shkëmbimin e territorit  dhe nuk do të ketë diskutime në lidhje me shkëmbimin, ndarjen ose një komunitet me fuqi ekzekutive”. Thaçi pohon se perspektiva evropiane e Serbisë do ta detyrojë këtë të fundit të pranojë idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Sa i përket çështjes për ndryshimin e flamurit shtetëror në rast të bashkimit Thaçi bindi se “Nëse bashkohemi me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, ne do e rregullojmë çështjen me flamurin”, tha Thaçi.


Prokuroria turke shpalli akuza ndaj deputetëve

Foto: haber.sol.org.tr

Kanali CNN-Turk transmetoi se Prokuroria e Përgjithshme në Ankara ka përgatitur raporte, me të cilat akuzon 12 deputetë nga Partia Demokratike pro-kurde e Popujve në “kryerjen e propagandës në dobi të një organizate terroriste”. 3 deputetë nga Partia Republikane Popullore janë të akuzuar dhe për “ fyerje ndaj presidentit”. Raportet janë dërguar në Ministrinë e drejtësisë, që të parashtrohen në Parlament.


Opozita në Rumani do dorëheqje për shkak të referendumit të pasuksesshëm për martesat homoseksuale

Foto: BGNES

Në referendumin e zhvilluar më 6 dhe 7 tetor për ndryshimin e Kushtetutës së Rumanisë, për ndalimin e martesave homoseksuale, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor kanë marrë pjesë mezi 20,41% nga njerëzit të cilët kanë të drejtën e votës. Minimumi i domosdoshëm për njohjen e rezultatit është 30%. Nga opozita i akuzuan për dështimin e referendumit qeveritarët socialdemokratë dhe këmbëngulën për dorëheqjen e qeverisë, sepse ka hedhur në erë 40 milionë lei /rreth 9 milionë euro/. Sipas qeverisë, referendumi  mund të përsëritet në të ardhmen e afërt.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD