Atletë nga 48 shtete vijnë tek ne për maratonën e Sofjes

Maratona e Sofjes 2017
Foto: @SofiaMarathon

Të dielën, 14 tetor, do të zhvillohet edicioni i 35-të i maratonës prestigjoze WIZ Air të Sofjes. Në ngjarje do të marrin pjesë mbi 4000 sportistë nga 48 shtete – kjo shifër është rekorde për këtë maratonë.

Organizatorët kanë përgatitur një shumë të madhe për atletët, të cilët do të klasifikohen në vendet e para – 32 mijë euro.

Sivjet pjesëmarrësit mund të zgjedhin një nga 4 distancat. Më shumë do të jenë ata që do të përfshihen në itinerarin me gjatësi 3 km. Distancat e tjera janë 10,550 km, gjysmë-maratona – 21,195 km dhe 42,195 km. Gara do të fillojë në orën 10.00 para Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski”.


Më shumë nga rubrika

Gjimnastet bullgare janë të treta në Kampionatin Evropian në Baku

Në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Baku bullgarja Borjana Kalejn fitoi ditën e diel medalje të bronzta në vallet me shirit dhe me top. Ditën e mëparshme skuadra bullgare, me pjesëmarrëse Borjana Kalejn, Katrin Taseva, Nevjana Vlladinova..

botuar më 19-05-20 10.35.PD

Legjenda e futbollit Hristo Stoiçkov është përsëri në qendër të vëmendjes me librin e tij biografik

Hristo Stoiçkov do ta paraqesë librin e tij biografik me një turne veror. Pesë qytete bullgare do ta mirëpresin legjendën e futbollit. Ai do të takohet me fansat e vet, që të prezantojë librin biografik “Hristo Stoiçkov. Historia”. Pas premierës..

botuar më 19-05-19 10.10.PD
Alpinisti i vdekur bullgar Ivan Tomov

Alpinisti Ivan Tomov ka vdekur në Himalajë

Alpinisti bullgar Ivan Tomov, i cili dje u bë bullgari i tretë, që u ngjit në majën Lhotse dhe i dyti, që e realizoi këtë ngjitje pa maskë oksigjeni, ka vdekur në Himalajë, bëri të ditur firma-organizatore e ekspeditës. Para disa ditësh uragane të..

botuar më 19-05-17 4.59.MD