Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I dyshuari për vrasjen e gazetares Viktoria Marinova është arrestuar në Gjermani

| rinovuar më 18-10-10 5.41.MD
Kryeministri Borisov (në të majtë), bashkë me Prokurorin e Përgjithshëm Sotir Cacarov dhe Ministrin e brendshëm Mlladen Marinov (para mikrofonit)
Foto: BGNES

Autori i përdhunimit dhe vrasjes së gazetares 30-vjeçare Viktoria Marinova ishte ndaluar mbrëmë në Gjermani. Ky është bullgari 21-vjeçar Severin Krasimirov – një emër i njohur për policinë, lidhur me krime të tjera. Ai është arrestuar nga policia gjermanе për shkak të sinjalit të dhënë nga autoritetet bullgare.

Sipas hetimit burri ka ikur për në Gjermani të diеlën, bashkë me një mik të tij, pasi e ka bërë krimin. Është identifikuar në bazë të kampionëve të ADN-së nga vendngjarja. Në këtë etapë sipas organeve hetuese krimi është kryer për shkak të manifestimit spontan të agresionit. Severin Krasimirovi është regjistruar më pare në polici për vjedhjen e metaleve për skrap.

Alibia e shtetasit rumun, të ndaluar pak më parë në lidhje me vrasjen e gazetares është pohuar dhe ai është liruar.

Deklarata mbi krimin e rëndë bënë Kryeministri Bojko Borisov, Prokurori i përgjithshëm Sotir Cacarov dhe Ministri i punëve të brendshme Mlladen Мarinov.

Nga qendra për shtyp e Përfaqësisë së KE-së në Bullgari informuan se Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker përshëndet veprimet e shpejta dhe adekuate të Kryeministrit Borisov dhe të institucioneve bullgare, të cilat ndaluan të dyshuarin për vrasjen e gazetares Viktoria Marinova, duke bashkëvepruar në mënyrë të drejtpërdrejtë me kolegët e tyre nga shtetet e tjera evropiane.

Në Tuitër kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani përshëndeti autoritetet bullgare për shpejtësinë dhe përpikërinë e hetimit, që bëri të mundur arrestimin e vrasësit të Viktoria Marinovës, motivi i të cilit nuk është lidhur me punën e saj si gazetare. Kryetari i grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian Manfred Weber po kështu i përshëndeti autoritetet bullgare për veprimet e shpejta dhe efektive.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët votuan Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë deri në vitin 2030

Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim..

botuar më 24-04-18 6.07.MD
Jordan Todorov

Raporti parlamentar për marrëveshjen me "Botash" paraqitet në prokuroritë bullgare dhe evropiane

BSP do t'i dërgojë Komisionit Kundër Korrupsionit, Prokurorisë bullgare dhe asaj evropiane raportin parlamentar për kontratën e transportimit të gazit me kompaninë shtetërore energjetike turke "Botash", njoftoi kryetarja e partisë Kornelija Ninova...

botuar më 24-04-18 5.28.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë nuk dëshiron të mbajë përgjegjësinë për ministrin e jashtëm

Unë jam i gatshëm për dialog me presidentin në çdo kohë, siç kam mbajtur deri më tani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për ndryshimet e propozuara në përbërjen e qeverisë në detyrë. Përgjegjësia për ministrat që propozoj është tërësisht..

botuar më 24-04-18 1.10.MD