Gjashtë banka bullgare do të kontrollohen nga Banka Qendrore Evropiane si pjesë e procedurës për aderim në eurozonë

Foto: arkiv

Banka Qendrore Evropiane ka zgjedhur të kontrollojë gjashtë prej bankave më të mëdha bullgare, si pjesë e procedurës për aderimin e Bullgarisë në Bashkimin Bankar dhe në Mekanizmin Valutor ERM II. Sipas publikimeve të “Mediapool” dhe “Kapital” ka të ngjarë që në listë të gjenden tri prej institucioneve më të mëdha financiare në vend – Unicredit Bulbank”, bankat DSK (Arka Shtetërore e Kursimeve) dhe OBB (Banka e Bashkuar e Bullgare), si dhe Banka e Parë e Investimeve. Të gjitha ato duhet të kalojnë përmes kontrollit të cilësisë së aktiveve në kuadrin e të ashtuquajturit “vlerësim i thelluar i sektorit bankar” në Bullgari. Pritet që auditorët nga Fondi i Ristrukturimit të mbërrijnë te ne më 10 nëntor. Në përputhje me grafikun e Bullgarisë, aderimi i vendit në Bashkimin Bankar si dhe në sallën e pritjes të eurozonës duhet të jetë fakt rreth korrikut të vitit 2019.

Më shumë nga rubrika
Jordanka Fandëkova

Partia Socialiste Bullgare kërkoi dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Sofjes

Këshilltarët bashkiakë nga Partia Socialiste Bullgare në Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit kërkuan dorëheqjen e kryetares së bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Ata ngulin këmbë që ajo të marrë përsipër përgjegjësinë për skandalin e radhës të..

botuar më 18-10-17 3.41.MD
Rumen Radev

Presidenti imponoi veto mbi ndryshimet në Ligjin për Pronën Shtetërore

Presidenti Rumen Radev imponoi veto mbi një pjesë prej Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Pronën Shtetërore, i cili u miratua nga parlament më 10 tetor të vitit 2018. “Me ligjin e miratuar krijohen mundësi për privatizim të fshehur të shoqatave të..

botuar më 18-10-17 3.16.MD

Pensionistë protestuan me kërkesë për rillogaritje të pensioneve

Pensionistë dolën në protestë duke kaluar përmes qendrës së Sofjes deri te godina e Kuvendit Popullor. Ata ngulën këmbë për rillogaritje të të gjitha pensioneve, arsyetimin e pensionit minimal me rrogën minimale dhe heqjen e tavanit të pensioneve. Sipas..

botuar më 18-10-17 3.07.MD