Mbi 1 mln. dollarë mori Universiteti i Mjekësisë në Sofje nga një ish-student me karrierë në SHBA

Doktori Andrej Georgiev
Foto: bg-voice.com

Një gjest bujar ka bërë emigranti bullgar në SHBA doktori Andrej Georgiev, duke u dhuruar 1 037 413 dollarë studentëve të mjekësisë që studiojnë në Sofje. Në të kaluarën ai vetë ka marrë diplomë në këtë Universitet të Mjekësisë. Falë këtyre mjeteve çdo vit 10 000 euro do të shpërndahen mes studentëve të diplomuar me nota të shkëlqyera dhe secili do të marrë një pjesë prej tyre. Testamenti i doktorit Georgiev  nuk është vetëm financiar. Ai është një mesazh se vetëm me punë të këmbëngulur, arsim dhe devotshmëri njeriu mund të arrijë sukses.

Doktori Andrej Georgiev ka lindur në vitin 1921. Në fillim të viteve të 50-të të shekullit të kaluar ai ka emigruar në SHBA. Një pjesë e kapitalit të grumbulluar në punën e mjekut të respektuar familjet ai ia ka dhuruar gjimnazit të qytetit danubian Lom, në të cilin ka mësuar. Doktori Georgiev ka qenë një njeri tepër modest, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka ndihmuar realizimin profesional të të rinjve të talentuar. Ka vdekur në moshën 93-vjeçare më 22 prill 2014 në shtëpinë e tij në Wilmington, Delaware.


Më shumë nga rubrika

Pavarësisht nga aksidentet e shumta shoferët në Bullgari mendojnë se nuk ngasin veturat e tyre në mënyrë të rrezikshme

2,5 miliona janë shoferët në moshë 18-75 vjeç, që rregullisht përdorin makinat e tyre në Bullgari, tha kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë së Trafikut Rrugor Malina Krumova para prezantimit të indeksit të sjelljes së shoferëve “Safe Drive..

botuar më 19-05-21 3.49.MD

Në Bullgari banesat janë më shumë sesa janë familjet

Në Bullgar për 1000 veta ka 550 banesa, informoi Zv. Ministri i urbanizimit Valentin Jovev. Në "Residential Forum 2019" në Sofje ishte konstatuar se 97% prej banesave janë private. Po rrit numri i shtëpive dhe apartamenteve të shpopulluara – 31%...

botuar më 19-05-21 3.21.MD
Ministrja Desisllava Taneva

70 000 dynymë sipërfaqe bujqësore u dëmtuan nga shirat e rrëmbyeshëm

Rreth 70 000 dynymë sipërfaqe bujqësore u dëmtuan nga shirat e fundit të rrëmbyeshëm dhe breshri në Bullgarinë Veriore. Ka rajone ku është asgjësuar asfalti rrugor. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Bujqësisë Desisllava Taneva. Shteti ka parashikuar..

botuar më 19-05-21 12.30.MD