Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vladimir Putin: Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm në transitin e gazit rus për tregjet evropiane

Foto: kremlin.ru

Në Moskë në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadorit të ri bullgar në Rusi Atanas Krëstin, presidenti rus Vladimir Putin shprehu keqardhje për mosrealizimin e projektit për gazsjellësin “Rryma Jugore”, por shtoi se “po hapen mundësi të reja dhe Bullgaria mund të luajë një rol të konsiderueshëm për transitin e gazit rus për tregjet evropiane”.

Putini nënvizoi se gjatë vizitave në muajin maj të Presidentit Rumen Radev dhe të Kryeministrit Bojko Borisov në Moskë ishin konfirmuar synimet reciproke për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, përfshin këtu dhe në sferën energjetike. Ai kujtoi se sivjet shënojmë përvjetorin e 140-të të çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka mbështetjen italiane për anëtarësimin e plotë në Shengen

Bullgaria ka mbështetjen italiane për anëtarësimin e plotë në Shengen Presidenti italian Sergio Mattarella deklaroi mbështetjen e Romës për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen. Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Mattarella..

botuar më 24-04-18 9.48.PD

Bullgaria dënoi sulmin e 14 prillit ndaj Izraelit dhe bëri thirrje për përmbajtje

Ambasadori i Iranit në Bullgari, Alireza Irvash, u thirr në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme më 16 prill 2024 për shkak të sulmit të Iranit ndaj Izraelit më 14 prill 2024. Gergana Karaxhova, Drejtore e Përgjithshme në “Çështjet Politike”..

botuar më 24-04-18 9.11.PD

Sot festojmë Ditën Botërore të Radio Amatorëve

Më 18 prill festojmë Ditën Botërore të Radio Amatorëve. Në këtë datë në vitin 1925, u themelua Organizata Ndërkombëtare e Radio Amatorëve IARU. Në Bullgari, nisja e lëvizjes së organizuar të radio amatorëve u hodh në vitin 1926, kur u mblodhën 38..

botuar më 24-04-18 8.25.PD