Para ekstradimit të të dyshuarit për vrasjen e gazetares, Gjermania kërkon informacion për gjendjen e burgjeve në Bullgari

Откриване на начално у-ще във Варненския затвор
Foto: Veselina Bozhinova

Autoritetet bullgare duhet t’i përgjigjen anketës së Prokurorisë gjermane për këtë në se burgjet tek ne plotësojnë standardet minimale evropiane. Vetëm atëherë do të shpallet vendimi për ekstradimin e Severin Krasimirovit, i cili është i dyshuari për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares Viktoria Marinova. Këtë e kanë deklaruar nga Prokuroria gjermane para gazetës bullgare “24 orë”. Për marrjen e vendimit përfundimtar Gjermania pret nga institucionet bullgare pohim për këtë se burgjet tek ne u përgjigjen kritereve evropiane për madhësinë minimale të qelisë, për kushtet në të etj.

Severin ka dhënë informacion për këtë rast para Gjykatës. Ka rënë dakord për procedurë të lehtësuar për kthimin e tij sa më parë në Bullgari. Kur mblidhen të gjitha dokumentet e domosdoshme ai do të kthehet në vendin tonë brenda 10 ditëve.