Para ekstradimit të të dyshuarit për vrasjen e gazetares, Gjermania kërkon informacion për gjendjen e burgjeve në Bullgari

Откриване на начално у-ще във Варненския затвор
Foto: Veselina Bozhinova

Autoritetet bullgare duhet t’i përgjigjen anketës së Prokurorisë gjermane për këtë në se burgjet tek ne plotësojnë standardet minimale evropiane. Vetëm atëherë do të shpallet vendimi për ekstradimin e Severin Krasimirovit, i cili është i dyshuari për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares Viktoria Marinova. Këtë e kanë deklaruar nga Prokuroria gjermane para gazetës bullgare “24 orë”. Për marrjen e vendimit përfundimtar Gjermania pret nga institucionet bullgare pohim për këtë se burgjet tek ne u përgjigjen kritereve evropiane për madhësinë minimale të qelisë, për kushtet në të etj.

Severin ka dhënë informacion për këtë rast para Gjykatës. Ka rënë dakord për procedurë të lehtësuar për kthimin e tij sa më parë në Bullgari. Kur mblidhen të gjitha dokumentet e domosdoshme ai do të kthehet në vendin tonë brenda 10 ditëve.


Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të jetë mikpritëse e Konkursit Evropian për Shkencëtarë të Rinj EUCYS 2019

Bullgaria do të jetë mikpritëse e edicionit të 31-të të Konkursit Evropian për Shkencëtarë të Rinj EUCYS 2019, i cili organizohet çdo vit që nga 1989-a e këtej me përkrahjen financiare të Komisionit Evropian. Mbi 150 pjesëmarrës nga 40 vende do të..

botuar më 19-08-13 6.24.MD

60% prej automjeteve në Bullgari janë të vjetra – midis 10 dhe 20 vjet

Bullgaria është në fund të klasifikimit evropian për nga mosha e makinave, tregojnë të dhënat e entit statistikor evropian Eurostat. Veturat që janë më të reja se 5 vjet janë vetëm 5%, deri më 10 vjet – 10% dhe midis 10 dhe 20 vjet – 25%, tregon..

botuar më 19-08-13 4.56.MD

Zjarri i madh në Bullgarinë Jugore po vazhdon për të dytën ditë me radhë

Zjarri i madh në Bullgarinë Jugore u përhap edhe në trojet e fshatrave Brjagovo, Ljubenovo dhe Rodopi. 800 hektarë janë djegur, gjysma prej të cilëve janë pyje. Mbi 90 zjarrfikës, pylltarë, ushtarakë dhe vullnetarë marrin pjesë në shuarjen e zjarrit...

botuar më 19-08-13 1.52.MD