Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shëtitje vjeshtake me nge në malin Ponor

БНР Новини

Po të doni të bëni një shëtitje të këndshme malore në ditët diellore të verës së shkurtër në mes të vjeshtës, mund ta zgjidhni malin Ponor. Ky është një mal karsti në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina. Pika e tij më e lartë është maja Ravno Buçe (1499 m.). Rrafshnaltat e gjera të Ponorit me bimësi të ulët dhe të lyer në ngjyrat e vjeshtës, do t’ju paraqesin një pamje të pafundme dhe do t’ju bëjnë që të përjetoni një ndjenje të pakrahasueshme lirie.

Снимка

Do të shkelni mbi qilimin bullgar prej barërave të ndryshme aromatike, kurse era e tyre e këndshme dhe zilet e bakërta të kopeve do ta zgjojnë njeriun romantik që jeton brenda jush. Këtu çdo bimë është bimë mjekësore, thotë udhërrëfyesja malore Allbena Kirova. Bile tani ka se çfarë të mblidhni – murriz, trëndafil të egër, kokrra thane, nenexhik. Një provë për klimën e favorshme të rajonit është sanatoriumi për kurimin e sëmundjeve të mushkërive i ndërtuar në fshatin Iskrec pas studimeve të thelluara nga mbreti Ferdinand në fillimin e shekullit të kaluar.

Снимка

Tipike për këtë mal është pllaja e biruar, me gropa me madhësi të ndryshme, ne forma negative që qyhen “ponore”, tregon Allbena dhe vazhdon: “Këto gropa karstike kanë formën e hinkave brenda tokës, në fundin e të cilave ndodhen vrima që i mbledhin ujërat. Uji hyn në thellësitë e malit dhe formon shpella interesante me stalaktite, stalagmite dhe liqene nëntokësore. Nën këtë pjesë të malit ka bukuri të jashtëzakonshme speleologjike, të cilat i presin zbuluesit e tyre.

Prerja tërthore e disa shkëmbinjve duket sikur ata janë mure të ndërtuara nga njeriu.

Shpellat në fjalë nuk janë të arritshme për njerëz pa pajisje të posaçme dhe përgatitje të mjaftueshme fizike. Ato janë sfida të vërteta për speleologët. Nga pikëpamja gjeologjike mali është shumë interesant: me shkëmbinj nga Paleozoi dhe Mesozoi, tregon Allbena Kirova. Shtresat e rërës janë mbuluar me shtresa gëlqerorësh dhe me “luspa” prej shkëmbinjve të papërshkueshëm prej uji. Prerja tërthore e shumë shkëmbinjve duket sikur ata janë mure të ndërtuara nga njeriu. Për vendet, të cilat do t’ju tregojnë tërë magjinë e malit, na tregon Allbena Kirova:

Një nga vendet e mia më të preferuara është maja me panoramë të shkëlqyer Bulla (1421m.). Nga njëra anë ndodhet pllaja e sheshtë, nga ana tjetër, ku është fshati Zasele, maja duket si një kurorë.

Maja Bulla duke e parë atë nga fshati Zasele

Interesante është dhe ajo me emër Stollo, e cila siç edhe Bulla ka shkëmbinj vertikalë. Po të ndodhesh mbi to ndihesh sikur je mbi një karrige (në bullgarisht: stoll, стол).

Maja Stollo

Një vend tjetër që duhet parë është “Shtegu i Vazovit”, siç quhet një itinerar interesant turistik – sipas emrit të patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov. Autori i shquar pëlqente të shëtisë nëpër këto vende. Vetë shtegu nuk është në gjendje të mirë – i shtruar me zhavorr, me shkallare të prishura të larta. Por pavarësisht se tërë vëmendja juaj do të jetë e përqendruar në shteg, mos harroni të hidhni një vështrim përreth.

Nga shtegu shihen pamje mahnitëse dhe ai do t’ju çojë deri në një nga ujëvarat më të larta në Bullgari – Bovska Skaklja (rreth 120 m.), ujërat e së cilës kalojnë tri kaskada.

Ujëvara Bovska Skaklja

Në këtë pjesë të malit ka shumë mëhallë me shtëpi dhe kisha të vjetra – për fat të keq të braktisura. Me ndërtimin e linjës hekurudhore rajoni pak nga pak është shpopulluar. Shumë njerëz zhvendosen në rrëzat e malit, në Grykën e lumit Iskar dhe në vendbanimet pranë hekurudhës”, shpjegoi Allbena.

Снимка

Në malin Ponor mund të shikoni rrënojat e disa kalave trake dhe një rrugë të vjetër romake, tha udhërrëfyesja malore:

Kjo rrugë në disa vende është ruajtur shumë mirë, në të tjera gurët nuk shihen. Historia e tij u ngjan historive të rrugëve të tjera romake në viset tona. Gurët e tyre janë përdorur në ndërtimin e shtëpive në fshatrat përreth. I ngjashëm është fati i një rruge tjetër romake në malin e Rodopeve – në rajonin e bujtinës malore Persenk. Mendoj se edhe në Ponor vendasit i kanë përdorur gurët e rrugës së vjetër për ndërtimin e godinave të ndryshme.

Снимка

Ponor ofron mundësi të ndryshme për pushim të këndshëm. Dhe duke pasur parasysh se përjetimi i drejtpërdrejt në mal është më i preferuar, përgatisni  çantën e shpinës dhe drejtohuni për në shpatet e bukura të Ponorit.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Miglena Ivanova, Allbena Kirova dhe planinar.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD
Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD