Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

46 filma dhe shumë dashuri në festivalin CineLibri 2018

Foto: cinelibri.com

Me fokus tematik mbi dashurinë në të gjitha përpjesëtimet e saj filloi edicioni i katërt i CineLibrit. Me moto “Dashuria midis rreshtave” nga 10 deri më 24 tetor në programin e festivalit janë përfshirë 300 projektimeve të 46 filmave në kryeqytet dhe në 9 qytete të tjera bullgare.

Për herë të parë sivjet programi i CineLibrit parashikon 11 filma bullgarë. Një pjesë prej tyre janë versione kinematografike të veprave letrare, të tjerë janë frymëzuar nga arritjet e artistëve të shquar, kurse dy prej titujve bëhen arsye për shkrimin e librave, të cilat do të shfaqin në treg gjatë vitit 2019-të.

Programi konkurrues përfshin 9 filma, në këtë numër filmi-omnibus “8 minuta e 19 sekonda” i bërë sipas novelave të përfshira në librin “Gjithçka u bë hënë” të shkrimtarit Georgi Gospodinov. Ky është vepra e parë bullgare në historinë e festivalit, e cila do të konkurrohet për çmimin për ekranizim më të mirë.

Ndër titujt e huaj janë drama kriminale “Do të shihemi atje lart” (Franca/ Kanada) e regjisorit Albert Dupontel, e cila ka 5 çmime “Cesar”, “Premtimi i agimit” i Erik Barbie, sipas romanit autobiografik të Romen Gari (Romain Gary), kështu edhe filmi amerikan “Pulëbardha” në bazë të pjesës së Çehovit, një adaptim i regjisorit Majkël Mojer etj.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD