Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinistë nga gjashtë shtete marrin pjesë në Konkursin Ndërkombëtar “Nedjallka Simeonova” në Haskovo

Foto: arkiv

Violinistë të rinj nga Bullgaria, Serbia, Moldavia, Rusia, Turqia dhe Kina janë pjesëmarrësit në edicionin e 43 të Ditëve Muzikore dhe të Konkursit Ndërkombëtar për Instrumentistë me emrin e violinistes së njohur Nedjallka Simeonova, që zhvillohet nga 18 deri më 21 tetor. Interpretimet vlerësohen nga një juri prej 5 vetash me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Në program janë parashikuar gjithashtu katër koncerte, saktësoi dirigjenti i Orkestrës së Dhomës Haskovo Canisllav Petkov. I pari është i Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes” me dirigjent Pllamen Xhurov. Kryetari i jurisë prof. Angell Stankov gjithashtu ka një shfaqje si solist me rastin e përvjetorit të tij të 70. Solisti i Orkestrës së Dhomës të Haskovos në ditën e fundit do të jetë profesori në Konservatorin e Lartë Muzikor për Muzikë dhe Valle në Paris Svetlin Rusev. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë tingullin autentik të violinës “Stradivarius” që nga viti 1710, me të cilën violinisti e lavdëroi Bullgarinë në botë. Aksesi tek festa katërditore muzikore në Haskovo është falas.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD